LAJMI I FUNDIT:

Gashi humb me pikë nga Chisora – qëndron në këmbë deri në fund të duelit ndaj kundërshtarit të mundshëm të Joshuas

Gashi humb me pikë nga Chisora – qëndron në këmbë deri në fund të duelit ndaj kundërshtarit të mundshëm të Joshuas
Senad Gashi dhe Dereck Chisora (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Boksieri nga Kosova, Senad Gashi, i ka bërë ballë Dereck Chisoras deri në fund të duelit prej 10 raundesh në kategorinë e peshave të rënda që u zhvillua në O2 Arena të Londrës, për të humbur me vendim të gjyqtarëve.

Në fund të meçit, të tre gjyqtarët vendosën në favor të boksierit britanik (100-90, 100-91, 99-91).

Raundi 1
Nuk pati shumë aksion dhe dy boksierët ishin më të kujdesshëm duke mos ndërmarrë tentativa.


Derek Chisora dhe Senad Gashi (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Raundi 2
Boksieri shqiptar, i cili në peshime ishte më i lehtë se kundërshtari i tij, nuk është u angazhua shumë dhe priste reagimin e Chisoras.

Raundi 3
Gashit, i cili në këtë arenë kishte pësuar nga Carlos Takam në dhjetorin e kaluar, iu dha paralajmërim për shfrytëzimin e kokës. Ndërkohë që Chisora filloi ta ngushtonte hapësirën ndërmjet tyre duke e goditur në trup boksierin nga Kosova.

Raundi 4
Shqiptari që bën karrierë në Gjermani arriti të mbahej mirë pas një goditjeje të kundërshtarit me të djathtën.

Derek Chisora dhe Senad Gashi (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Raundi 5
Chisora vazhdoi të ishte i përmbajtur, ndërkohë që Gashi dukej i lënduar, megjithatë vazhdoi t’i rezistonte kundërshtarit të tij.

Raundi 6
Plani i Senadit filloi të dështonte, pasi e kishte të vështirë përballjen ndaj Dereck. Mirëpo, ai u tregua i qëndrueshëm në goditjet e rivalit. Ndërkohë që as Chisora nuk ofronte diçka spektakolare.

Raundi 7
Gashi tentoi ta vinte në vështirësi Chisoran, mirëpo ky i fundit vazhdonte ta ruajë përqendrimin. Boksieri nga Peja vazhdonte të ishte i disponuar.

Derek Chisora dhe Senad Gashi (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

Raundi 8
Tifozët nuk ishin të kënaqur me meçin filluan ta quanin ‘të mërzitshëm’. Ishte pritur shumë nga Chisora, por ai nuk tregohej i rrezikshëm për Gashin.

Raundi 9
Përpjekjet e Chisoras u neutralizuan nga Gashi, i cili arriti t’i shkonte duelit deri në raundin e dhjetë dhe të fundit.

Raundi 10
Chisora u përpoq ta mbyllte në mënyrë spektakolare, por ashtu nuk mendoi Gashi, i cili e mbylli sfidën në këmbë dhe u mbeti gjyqtarëve ta vendosnin fituesin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori