Nëse jeni entuziastë të vrapit apo sportit në natyrë atëherë duhet të njoftoheni me ngjarjen unike të garës High Scardus Ultra, e cila nis në Kosovë, Prizren dhe përfundon në Maqedoni të Veriut.
Çka e bën të veçantë garën është fakti se ajo mbetet një përvojë e jashtëzakonshme që sfidon aftësitë fizike të pjesëmarrësve duke i çuar ata përmes bukurive natyrore të vargmalit më të madh në Ballkan dhe në një udhëtim kulturor unik që lidh dy vende dhe dy parqe kombëtare.
Duke përshkuar qytete, fshatra të largëta, liqene akullnajore dhe lumenj, kjo garë është një testament i asaj që Ballkani mund të ofrojë, duke i dhënë një shteg që sfidon dhe frymëzon – thotë Metodi Chilimanov – Drejtor i Garës.
Ngjarja ka 2 gara(20km dhe 60km) dhe është e vetmja që është e certifikuar nga UTMB Index dhe ITRA në Kosovë.
Më 7 shtator mbahet edicioni i tretë dhe kjo ngjarje nuk është thjeshtë një garë, por urë lidhëse mes dy shteteve ballkanike me vendet e huaja e në veçanti ato që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
Regjistrohu!
Përveç misionit për të sjellur sa më shumë turistë dhe sportistë në Kosovë, High Scardus Ultra tenton të sjellë gazetarë profesionist nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarsinë e Kosovës, për të promovuar me artikuj, blogs dhe PR Kosovën si destinacion turistik I atraksionit, energjisë, rinisë e sportit – thotë Uta Ibrahimi drejtoreshë e Utalaya Foundation, që merret me organizimin e garës në pjesën e Kosovës.
Ndërkohë që regjistrimet kanë filluar për këtë vit, High Scardus Ultra po udhëheqë një kampanjë në media sociale që ofron dhurata mjaft interesante dhe ju ftojmë që edhe ju të bëheni pjesë e saj.
View this post on Instagram
Pritshmëritë për këtë vit janë natyrisht numër më i madh i pjesëmarrësve, jo vetëm nga vendet e huaja por edhe Kosova e Maqedonia, prandaj inkurajojmë të gjithë dashamirët e maleve, sportit, vrapit të bashkohen në këtë garë dhe të jenë pjesë aktive e misionit që kjo garë ka – Të promovojë bukuritë natyrore dhe mbrojtjen e tyre e poashtu jetën e shëndetshme.
Garën e karakterizon një energji pozitive, me njerëz që janë aty sepse e duan vrapin, i duan malet dhe jo se konkurrojnë për çmimet dhe vendin e parë, ne shpresojmë që kjo ngjarje bëhet shkëndijë inspirimi për sportin në natyrë si dhe dashuron njerëzit me Malet e Sharrit – thotë Vigan Hoxha, zyrtar për komunikim dhe vizibilitet.
Kjo garë e vrapit malor në vitin 2022 dhe 2023 arriti te mbledh deri në 300 vrapues nga të gjitha vendet e botës, duke ndikuar kështu në promovimin e turizmit malor dhe sportit.
High Scardus Ultra në vitin 2023 me plotë meritë është vlerësuar me çmimin “Best Europe Tourism Project” nga Guild of British Travel Writers, një komunitet prej mbi 250 shkrimtarësh, fotografësh, autorësh, podkasterësh, blogerësh dhe transmetuesish të akredituar dhe një organ i besuar për komente editoriale të pavarura dhe përmbajtje ekspertësh në Mbretërinë e Bashkuar dhe udhëtimet globale.
Ngjarja organizohet nga Fondacioni Utalaya dhe organizata TREX nga Maqedonia Veriore – të cilët tashmë organizojnë garat më prestigjioze të vrapimit në shtigje në vendin e tyre të respektuar.
Për më shumë kontaktoni në:
Web: highscardusultra.com
Regjistrimi: runnerspot.com/event/ScardusUltra
Instagram: highscardusultra/
Facebook: HighScardusUltra
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët