Suzana Kuqi është fituese e garës së automobilizmit për konkurrencën e femrave, e cila të dielën u zhvillua në Prishtinë.
Megjithëse rezultati nuk ishte në plan të parë, garueset e dhanë maksimumin dhe u përpoqën të japin emocione për të pranishmit.
Kuqi njëkohësisht doli edhe fituese e shtegut, pasi e pati rezultatin më të mirë, me kohën 51 sekonda e 005 të qindtat.
“Është një ndjenjë e mirë dhe jam e kënaqur së pari për pjesëmarrjen, e pastaj edhe për faktin që dola fituese. Organizimi ishte shumë i mirë, ndërsa shtegu mjaft i përshtatshëm. Nëse në të ardhmen organizohen gara të tilla, unë nuk do të hezitoj për të marrë pjesë”, ka thënë fituesja pas përfundimit të garës.
Auto Klubi Eurogoma Racing Team dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës i kishin bërë të gjitha përgatitjet që gara të kalojë sa më mirë, ndërsa kontributin e tyre e dhanë edhe institucionet tjera relevante.
Në mesin e garueseve ishte edhe deputetja Blerta Deliu, e cila për këtë ngjarje pati vetëm fjalë të mira.
“Organizim shumë i qëlluar dhe i mirë, aq më tepër nëse e marrim parasysh që ishte hera e parë që në Kosovë mbahet diçka e tillë. Vendi ynë ka nevojë të rritë sensibilizimin kur bëhet fjalë për ngasjen e veturave nga femrat, sepse jo rrallë ka edhe paragjykime për femrat që i drejtojnë makinat e tyre. Ne kemi nevojë të krijojmë modele të reja në këtë drejtim dhe besoj se pikërisht gara e sotme është një nismë e shkëlqyeshme”, është shprehur Blerta Deliu.
Në plasmanin e përgjithshëm e para doli Suzana Kuqi, e dyta u rendit Besa Morina, ndërsa pozita e tretë i takoi Rrezarta Kalenderit. Për fitueset e pozitave të para organizatori ndau nga 200 euro, të dytat nga 150, ndërsa pozita e tretë u shpërblye me 100 euro. Për fituesit u ndanë edhe kupa e mirënjohje.
Rezultatet:
Kategoria e parë:
1.Nermina Duraki (Citoren) 0:53.947
- Shukrije Bajrami (Nisan) + 03.180
- Juliana Haxholli (Fiat) + 03.621
- Valbona Habibaj (Renault) + 04.229
- Muzafete Abazi (Opel) + 09.544
Kategoria e dytë:
- Rrezarta Kalenderi (Toyota) 0:52.100
- Iliriana Sheremeti (Renault) + 02.947
- Gresa Rexhepi (Seat) + 03.029
- Ardiana Shabani (Citroen) + 04.931
- Mukadeze Mustafa (Fiat) + 06.376
- Blerta Gagica (Renault) + 11.307
- Hana Muhaxheri (Polo) + 13.812
Kategoria e tretë:
- Suzana Kuqi (Jetta) 0:51.005
- Besa Morina (Golf) + 00.202
- Blerta Deliu (Cooper) + 01.477
- Beta Gashi (BMW) + 02.176
- Fetije halimi (Opel) + 02.293
- Vesa Islami (BMW) + 03..348
- Blerta Terpeza (Cooper) + 03.656
- Liridona Gashi (Touran) + 05.273
- Shqype Morina (Golf) + 05.703
- Lavdie Ahmeti (Fiat) + 06.883
- Gordana Toskiq (Golf) + 14.402
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si u krijua logoja e Mercedesit?

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina
Bentley nxori në shitje një model të ri të "biçikletave" që shndërrohet në gjashtë forma të ndryshme
Franca mund ta subvencionojë me miliarda euro fabrikën e baterive Prologium

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës