LAJMI I FUNDIT:

Ganimete Musliu i drejtohet kreut të Policisë: Keni kujdes, zgjidhni fjalët kur flisni për Kuvendin

Ganimete Musliu i drejtohet kreut të Policisë: Keni kujdes, zgjidhni fjalët kur flisni për Kuvendin

Janë 21 raste të vrasjeve në Kosovë për këtë vit, ndërkohë që 2020-ta ka shënuar rritje të rasteve të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, janë mbi 1300 persona të arrestuar për vepra të rënda penale, ndërsa gjatë kësaj periudhe, 12 zyrtarë policorë kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe mbi 1000 janë të infektuar që nga shpërthimi i epidemisë në muajin mars.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, raportimin e tij para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, e ka nisur me paraqitjen e statistikave të punës së institucionit që udhëheq.

Ai para anëtarëve të komisionit njoftoi se gjatë këtij viti, janë identifikuar mbi 24 mijë vepra penale, ndërsa mbi 11 mijë si kundërvajtje dhe raste të natyrave tjera, ndërsa theksoi se Policia e Kosovës i respekton vendimet e Qeverisë.


Anëtari opozitar, Mefail Bajqinovci theksoi se kryeministri Hoti pati deklaruar se zyrtarët policorë se nuk po respektojnë masat antiCOVID, duke pyetur edhe për numrin e atyre që janë të infektuar.

“Kryeministri Hoti ka deklaruar që Policia e Kosovës dhe Inspektorati po i shkelin vendimet e qeverisë, pra nuk po i zbatojnë masat antiCOVID. A pajtohemi me deklaratën e kryeministrit? Deri më tani vlerësohet se një numër i madh i zyrtarëve policorë janë prekur nga COVID, sa është numri i tyre?”, tha Bajqinovci.

Mehmeti është përgjigjur se nuk mund të komentojë deklaratat e thëna nga të tjerët.

“Duhet të pranoj që unë nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë të kryeministrit Hoti, mirëpo unë ju kisha lut që një ushtrues detyre të drejtorit të policisë ta kurseni nga interpretimet e deklaratave që ka bërë kryeministri, ministri apo ndonjë deputet, sepse nuk është as etike e as profesionale për mua që të bëj komente rreth asaj çka thotë një politikan. Natyrisht që Policia e Kosovës i respekton vendimet e Qeverisë dhe gjitha ligjet dhe urdhëresat që dalin nga institucionet legjitime të shtetit”, deklaroi ai.

Për këtë ka reaguar deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, e cila ka kërkuar që i njëjti të “zgjedhë” fjalët edhe kur flet me deputetët.

“Mos na thuaj që nuk është profesionale, se që 10 vjet jemi në këtë komision. Edhe tash vjen një drejtor, një ushtrues detyre me thënë që nuk është etike dhe profesionale, kjo nuk është profesionale. Keni kujdes, zgjidhni fjalët, nëse ruheni dhe i zgjidhni fjalët për qeverinë, dy herë duhet me i zgjedh fjalët për Kuvendin. Këtë ta keni parasysh, sepse edhe qeveria edhe ju i përgjigjeni këtij komisioni”, u shpreh Musliu.

Tutje, Mehmeti ka folur edhe për numrin e zyrtarëve policorë të infektuar me COVID-19 nga marsi i këtij viti. Ndërkohë që siguroi se numri i të infektuarve, nuk ka ndikuar në punën e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori