Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci, sot ka përfunduar intervistimin në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë.
Geci në një videomesazh para objektit të Gjykatës Speciale ka thënë se intervistimi i tij ka zgjatur tri ditë.
Ish-deputeti ka lënë të nënkuptohet se çfarë ka folur para prokurorëve të Speciales.
“Nga dëshmia ime duhet të frikësohen ata që kanë shkruar Komunikatën nr.59 dhe ata që kanë dhënë urdhër të vriten Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku. Të tjerët nuk kanë nevojë të frikësohen”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Geci ka thënë se nuk ka rëndësi se në çfarë cilësie është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale.
“Nuk ka rëndësi pasi fare lehtë mund të dëshmosh si dëshmitarë e të përfundosh si i akuzuar dhe e kundërta”.
Ai thotë se shpreson që kësaj radhe të zbardhet se kush e ka shkruar Komunikatën nr.59 dhe se më nuk do të merret me këtë çështje.
“Të gjithë atyre që lirohen apo gjykata nuk do të merret me ta [në lidhje me Komunikatën nr.59] do t’ua shtrijë dorën”, deklaroi më tej Gani Geci./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-380x233.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës riga shiu dhe vende-vende reshje bore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sheshi-Edit-Durham-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1-380x233.jpg)
Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës riga shiu dhe vende-vende reshje bore
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?