Nikola Kalinic me gjasë të madhe do të transferohet te Atletico Madridi, pasi Kevin Gameiro ka shkuar te Valencia.

Francezi ka arritur marrëveshje për kalimin e tij te Valencia që do t’i hap rrugë edhe transferimit të kroatit.


GettyImages 959301888 Gameiro ia lëshon vendin Kalincit (Getty)

Kalinic nuk është në planet e Milanit, pasi në sulm tani ka ardhur Gonzalo Higuain.

Ai mund të transferohet si huazim në detyrimi blerje në fund të sezon.

Mësohet se Kalinc do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Atletico Madridin.

GettyImages 960589114 Kalinic drejt Atleticos (Getty Images)

Lojtari në ditët në vijim priten t’i kryej vizitat mjekësore. Ai ka dështuar totalisht te Milani, pasi ka shënuar vetëm gjashtë gola në Serie A.

Kalinic do t’i kushtojë Atletico Madridit në përgjithësi 20 milionë euro, ku Milani humb 5 milionë euro, pasi e bleu nga Fireontina për 25 milionë. /Telegrafi/  

telegrafi sport app