GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Bereqeti dhurojnë 100 pako ushqimore për komunitetin në kohën e Festës së Fitër Bajramit

Muaji i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit janë momente të shenjta, ku reflektimi dhe falënderimi janë të rëndësishëm, por po ashtu është edhe koha për të shpërndarë dashuri dhe ndihmë atyre që janë në nevojë.
Edhe këtë vit, GALERIA Shopping Mall në bashkëpunim me Shoqatën BEREQETI, me përkushtim të plotë, kanë organizuar aksionin humanitar për të kontribuar në jetët e familjeve që përballen me sfida të mëdha.
Me shumë shpirt bamirësie dhe solidariteti, 100 familje nga komuna e Prizrenit, kryesisht ato me jetimë, nënat vetushqyese, individë me aftësi të kufizuara dhe ata që marrin asistencë sociale, janë mbështetur me produkte ushqimore dhe higjenike, duke i lehtësuar këtë prag feste.
Kjo është një mundësi për të sjellë gëzim dhe ngrohtësi në shtëpitë e atyre që ndodhen në kushte të vështira ekonomike, për të ndarë një pjesë të lumturisë së Fitër Bajramit me ata që kanë më shumë nevojë.
Kjo iniciativë, e mbushur me shpirt bamirësie, synon të nxisë jo vetëm ndihmën materiale, por edhe një ndjenjë të thellë solidariteti, duke inkurajuar çdo individ dhe institucion që të kontribuoni për të ndihmuar ata që ndodhen në vështirësi.
Në këtë mënyrë, ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë në jetët e atyre që kanë më shumë nevojë.
GALERIA Shopping Mall ua uron të gjithë besimtarëve muslimanë një Fitër Bajram të bekuar, plot paqe, gëzim dhe harmoni.
Le të bëjmë këtë Bajram një moment të kujdesit dhe solidaritetit, duke ofruar një ndihmë të vogël që mund të sjellë një ndryshim të madh në jetën e dikujt tjetër.

















































