LAJMI I FUNDIT:

Gabime që bëjmë në trajtimin e lëkurës

Gabime që bëjmë në trajtimin e lëkurës

A po e shkatërrojmë vetë lëkurën tonë?

Eksfoliimi i tepërt

Në përpjekje për të patur një lëkurë më të butë, më të pastër dhe më të re në pamje, njerëzit i drejtohen trajtimeve eksfoliuese të cilat më shumë e dëmtojnë sesa e ndihmojnë fytyrën tuaj. Eksfoliimi i tepërt mund ta dëmtojë fytyrën duke shkaktuar tharje të lëkurës, inflamacion, çngjyrosje, shkatërrim të qelizave të shëndetshme etj.


Fytyra sigurisht duhet të mbajtur e pastër, por jo siç veproni me dyshemenë e kuzhinës. Ekzistojnë disa baktere jo të këqija që e ndihmojnë fytyrën të qëndrojë e shëndetshme dhe të funksionojë siç duhet, dhe ju nuk duhet t’i zhdukni ato duke e tepruar me eksfoliimin.

Përdorimi i produkteve për akne në një lëkurë me akne

Kjo mund të duket budallallëk, por në fakt e ka një shpjegim. Linjat e trajtimit të akneve janë të dizajnuara të thajnë lëkurën për të përtharë aknet dhe për të zhdukur bakteret.

Për disa njerëz, të cilët mund ta kenë tërësisht lëkurën të mbuluar me akne, kjo edhe mund të jetë e përshtatshme. Por për ata të cilët nuk kanë probleme të rënda me aknet dhe u shfaqen vetëm ne disa vende të caktuara, këto produkte mund ta përkeqësojnë situatën.

Efekti i tyre i fuqishëm tharës është i mirë për aknet, por jo për pjesën tjetër të lëkurës që është e paprekur. Kjo tharje e lëkurës çon në një mbivendosje qelizash të vdekura që vepron si një barrierë që mban nën të yndyrën e prodhuar nga lëkura, duke shkaktuar më shumë pore të bllokuara dhe akne të reja.

Tre veprimet më të mira që mund të bëni për të trajtuar poret e bllokuara dhe aknet janë:

– eksfoliimi i lehtë mundësisht me ingredientë natyralë e me kokrriza të vogla, për të pastruar poret e bllokuara nga qelizat e vdekura dhe për të eliminuar dalëngadalë shenjat e lëna nga aknet

– dezinfektimi për të vrarë bakteret e dëmshme, për të frenuar përhapjen e akneve dhe për të përtharë infeksionet; dhe së fundmi

– hidratimi, për të mbajtur të shëndetshme qelizat e për të frenuar mbivendosjen e atyre të vdekura. /Telegrafi/