LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti më i vjetër në botë, Kazuyoshi Miura bëhet me ekip të ri në moshën 57-vjeçare

Futbollisti më i vjetër në botë, Kazuyoshi Miura bëhet me ekip të ri në moshën 57-vjeçare

Kazuyoshi Miura, futbollisti profesionist më i vjetër, ka ndërruar klubin për herë të 16-të në karrierën e tij jashtëzakonisht të gjatë prej 37 vitesh.

Ish-reprezentuesi japonez, i cili ka bërë debutimin profesional për ekipin brazilian Santos në vitin 1986, shijoi aventura tek Palemiras, Coritiba, Dinamo Zagreb dhe Vissel Kobe në fazat e hershme të karrierës së tij.

“King Kazu” më pas nënshkroi një marrëveshje të re me Yokohama FC në vitin 2025. Në fakt, ai ende luan për liderët e J2 League, të cilët e kanë huazuar atë në katër raste të ndryshme gjatë karrierës së tij prej 19 vitesh në “Mitsuzawa Stadium”.


Në shkurt të vitit të kaluar, Miura iu bashkua ekipit të ligës së dytë portugeze Oliveirense para se të bëjë debutimin e tij në fitoren me rezultat 4-1 ndaj Academico Viseu.

Si rezultat i paraqitjeve të shkurtra në “Estadio do Fontelo”, ai u bë futbollisti më i vjetër që luan në futbollin portugez në moshën 56-vjeçare.

Pasi bëri nëntë paraqitje në Portugali, Miura tani është rikthyer përsëri në Japoni tek ekipi i ligës së katërt Atletico Suzuka Club në një tjetër marrëveshje huazimi.

“Nuk e shoh dorëheqjen si një zgjidhje që do ta konsideroja. Pasioni im për lojën është gjithmonë i madh. Pasioni im nuk zhduket gjithashtu”, ka thënë Miura në konferencën për shtyp.

Miura më herët kishte thënë se do të vazhdonte të luante futboll deri në të 60-tat, diçka për të cilën foli sërish së fundmi në një intervistë për World Insight.

“Trupi im nuk është njësoj sikur kur isha 50-vjeçar. Është diçka ndryshe ditë pas dite. Unë gjithmonë mendoj se si do të shkojë dita e ardhshme, apo java e ardhshme. Edhe dhimbja më e vogël më frikëson mua, një frikë që mund të çojë deri tek lëndimi”, është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Erik ten Hagut i ofrohet një mundësi fantastike për t'u rikthyer si trajner, katër muaj pasi u shkarkua nga Man United

Ligat tjera
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Man City - Real Madrid: Ancelotti starton me befasi në mbrojtje, nuk dorëzohet në sulm - formacioni zyrtar

Liga e Kampionëve
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori