Peter Ndlovu, një ish-futbollist, tani 49-vjeçar kishte bërë 154 paraqitje në Ligën Premier, duke shënuar 32 gola.

Ai është në gjyq me një nga ish partneret e tij, ku ka argumentuar në Gjykatën e Lartë në Johannesburg, Afrika e Jugut, se ai nuk mund të përballojë të paguajë mirëmbajtjen për dy nga fëmijët e tij... sepse ai po paguan edhe për 11 të tjerë.


"Unë kam 13 fëmijë, përfshirë këta dy. Jam i detyruar të kontribuoj dhe të siguroj mirëmbajtjen e të gjithë fëmijëve të mi, ka thënë Peter Ndlovu.

1df7c2bf5d5d1db5

Ndlovu ka luajtur për Coventry Cityn në Ligën Premier, ndërsa gjithashtu bëri karrierë edhe te Birmingham City, Huddersfield Town, Sheffield United, Mamelodi Sundowns, Thanda Royal Zulu, Highfield United dhe Black Mambas.

Histori-bërës

Peter Ndlovu bëri histori duke u bërë lojtari i parë afrikan që luajti (19 gusht 1992) dhe shënoi një gol (2 shtator 1992) në Ligën Premier.

"Unë fitoj një pagë mujore e cila përdoret për shpenzimet e mia të jetesës, nevojat dhe përgjegjësitë e mia, si dhe për të kontribuar në shpenzimet e vartësve dhe detyrimet e tjera. Unë thjesht nuk mund të përballoj një zbritje prej 1600 euro në muaj nga paga ime", kishte thënë Ndlovu  në apelin e tij.

cc19178162e24162aa52d2b2fcb5896c

Peter Ndlovu apeloi dhe Gjykata e Lartë e Johanesburgut vendosi që ish-futbollisti duhet t'i paguajë nënës së dy fëmijëve të tij 641 euro në muaj. /Telegrafi/

telegrafi sport app