LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti më i pasur në botë më në fund gjen lumturinë – ai filluar të luajë rregullisht dhe të shpallet edhe lojtar i ndeshjes

Futbollisti më i pasur në botë më në fund gjen lumturinë –  ai filluar të luajë rregullisht dhe të shpallet edhe lojtar i ndeshjes

Futbollisti më i pasur në botë, Faiq Bolkiah, më në fund ka filluar të ofrojë ndeshje të mira në fushë dhe ka gjetur lumturinë duke luajtur në Tajlandë.

Bolkiah, familja e të cilit ka një pasuri prej 19 miliardë eurosh, ka pasur një karrierë në rënie në vitet e fundit.

Anëtar i familjes së Sulltanit të Bruneit, kaloi në akademitë e Chelsea, Southampton dhe Leicester, por askund nuk pati fatin ta kishte statusin e lojtarit të ekipit të parë. Në vitin 2020, ai e kërkoi lumturinë në Maritimo të Portugalisë.


Futbollisti më i pasur në botë luan në Ligën Premier, por nuk është edhe aq i njohur – Messi dhe Ronaldo vetëm mund ta ëndërrojnë pasurinë e tij (Foto/Video)
Lexo po ashtu Futbollisti më i pasur në botë luan në Ligën Premier, por nuk është edhe aq i njohur – Messi dhe Ronaldo vetëm mund ta ëndërrojnë pasurinë e tij (Foto/Video)

Mirëpo as aty nuk ka arritur të imponohet, por karrierën nuk ka dashur ta mbyllë. Ai pranoi një ftesë nga Tajlanda e largët dhe vendosi të fillonte nga e para.

Ai nënshkroi për Chonburi ku më në fund filloi të merrte minuta. Në pesë ndeshjet e fundit ai regjistroi tre asistime dhe në dy raste u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Sipas mediave angleze, Bolkiah më në fund ka gjetur lumturinë në Tajlandë.

Edhe pse djali i princit të Brunei, Jefri Bolkiah, ai nuk ka dashur t’i shpenzojë paratë e familjes, por ka tentuar në çdo mënyrë të krijojë një emër në futboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori