Ylli i futbollit Dele Alli është parë me vajzën e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola.

Mesfushori - i cili nuk ka shënuar në Ligën Premier ende në këtë sezon - u takua me Marian në një lokal, shkruan The Sun.


Ndoshta i shkon për shtati një lojtari i cili ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit si i pavërejtur, derisa u kap nga kamerat me vajzën e strategut të Citizens.

0 96 Foto: The Sun

Duket se ai e kishte lënë pas ndarjen e tij nga modelja, Ruby Mae.

Derisa biseduan për orë të tëra në lokal, Alli nuk ngurroi të shkëmbente disa përqafime me Marian.

1 26 Foto: The Sun

Dele, me një bluzë të bardhë dhe me një kapelë bejsbolli në kokë, shkëmbeu përqafime dhe puthje me Marian, e cila mbante po ashtu një kapelë, ndoshta për t'i ikur syrit të fotoreporterëve.

Kujtojmë se Dele u takua për herë të parë me Marian muajin e kaluar.

2 9 Foto: The Sun

Maria u ka treguar miqve për takimin me futbollistine njohur, por thotë se ata janë "vetëm miq". /Telegrafi/