Juventusi ka fituar derbin italian ndaj Interit me rezultat të pastër 2-0.

Zonja e Vjetër kësisoj arriti ta mposhtë për herë të dytë këtë edicion Interin, duke iu shmangur në nëntë pikë, edhe pse Neroazzurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.


Ndeshja u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të coronavirusit, teksa Aaron Ramsey dhe Paulo Dybala realizuan golat për torinezët.

Pas ndeshjes futbollistët e kampionit në fuqi të Italisë kanë bërë të gjithë një foto së bashku në zhveshtore për ta publikuar në rrjetet sociale.

87893476 2589406077938412 738454785425932288 o

Por ajo që është bërë virale në rrjetet sociale është shikimi i sulmuesit brazilian Douglas Costa në drejtim të Ronaldos.

Reprezentuesi brazilian mbeti i shokuar nga bicepsi i fryrë i portugezit, i cili njihet për format e trupit thuajse perfekte.

Sigurisht edhe Costa si gjithë futbollistët e tjerë synojnë që një ditë t’i kenë format e trupit si të Cristiano Ronaldos. /Telegrafi/

ESn6IotUEAEpVQS

telegrafi sport app