Pas sulmeve të organizuara kundrejt autobusit ku ndodhej ekipi i Borussia Dortmundit, ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve mes klubit gjerman dhe Monacos ishte shtyrë për një ditë.

Dhe sot (e mërkurë) nga ora 18:45 nisi takimi në Westfalenstadion mes dy skuadrave evropiane dhe natyrisht se tifozët nikoqirë kishin përgatitur një koreografi mbresëlënëse që mund ta shikoni në videon e mëposhtme.


Nga ana tjetër, nuk ka munguar edhe mbështetja e madhe e tifozëve dhe lojtarëve për të lënduarin, Marc Bartra.

Tifozë nga të dyja skuadrat kishin veshur fanellën e me emrin e tij, ndërsa edhe në tribuna është hapur një parullë me mbishkrimin: “Shërohu, Marc”. /Telegrafi/

bart

bart1

bart2

bar1

bar2

telegrafi sport app