Lëvizja Vetëvendosje ka intensifikuar aktivitetet e saj zgjedhore, ndërsa Albin Kurti, kandidat për kryeministër, po zhvillon një agjendë të ngjeshur takimesh me qytetarë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme 2025.

Gjatë këtyre vizitave në komuna dhe lokalitete të ndryshme të Kosovës, Kurti po shpalos drejtimet kryesore të programit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, duke vënë theksin te qeverisja, drejtësia sociale, zhvillimi ekonomik, forcimi i institucioneve publike, e të tjera. Takimet shërbejnë gjithashtu si hapësirë për diskutim të drejtpërdrejtë me qytetarët lidhur me çështjet që i prekin ata në jetën e përditshme.


Kjo hapësirë e sponsorizuar do të përmbledhë këto aktivitete në baza ditore, duke sjellë një pasqyrë të plotë të vizitave, deklaratave dhe angazhimeve të tij gjatë fushatës zgjedhore.

Përmes këtij formati, lexuesit do të kenë mundësinë të ndjekin hap pas hapi rrjedhën e fushatës së Albin Kurtit në të gjithë territorin e Kosovës.

27/12/2025 23:41- Dita e fundit e fushatës, Kurti falënderon qytetarët

27/12/2025 18:24- Lëvizja Vetëvendosje përmbyll fushatën

26/12/2025 23:30- Në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare

26/12/2025 18:41- Kurti: Për Gjilanin, Ngrohtoren e Qytetit dhe spitalin modern

26/12/2025 14:18- Kurti: Çaj i mëngjesit e diskutime për trashëgiminë kulturore të Prishtinës

26/12/2025 11:33- "Para katër ditësh, Zekë Kluna, administrator i fshatrave Poklek i Ri, Poklek i Vjetër dhe Vasilevë, më ftoi në konakun e tij", Kurti

26/12/2025 09:40- Kurti: Mbrëmë në Gjilan takuam mërgimtarë të shumtë, sidomos nga Zvicra, të cilët po vijnë të na mbështesin masivisht në zgjedhjet e të dielës

26/12/2025 08:40- Kurti: Në Gjilan, me partnerët në Kuvend dhe Qeveri

25/12/2025 19:09- Kurti uroi besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes

Ai ju dëshiroi begati, mirësi dhe dashurinë te shumëfishuar.

Kryeministri tha se kjo festë është mundësi reflektimi, mundësi për të qenë falenderues e për të uruar njëri-tjetrin, është festë që rritë besimin e shpresën.

25/12/2025 11:49- Kurti prezanton kompanisë Fabiks, investim prej 500 mijë eurove nga mërgata

25/12/2025 11:47- Kurti uron Krishtlindjen: Është kremtim besim

24/12/2025 18:23- Kurti në Kamenicë: Buxhetin për listën e barnave esenciale do ta rrisim deri në 100 milionë euro

24/12/2025 13:50- Kurti: Politikat tona qeverisëse kanë qenë të orientuara edhe ndaj Junikut

24/12/2025 12:10- Kurti nga Gjakova

24/12/2025 11:06- Kurti: Drejt fitores së 28 dhjetorit, na duhet edhe mbështetja e Deçanit

24/12/2025 09:49- Kurti: Në Mitrovicë, me profesionistë të fushave të ndryshme, trajtuam prioritetet tona qeverisëse

23/12/2025 21:10- Kurti takohet me Ilaz Pirevën

23/12/2025 21:09- Kurti në Gjakovë: Bashkë, nuk lëshojmë pe

23/12/2025 16:30- Kurti flet për bashkëpunimin me GUXO-n

23/12/2025 16:28- Kodra e Trimave në Prishtinë mbështet LVV-në

23/12/2025 16:26- Kurti: Me rininë që e bënë dimrin verë

23/12/2025 12:58- Kurti: Do të vazhdojmë bashkëqeverisjen

23/12/2025 11:31- Kurti :Katër njohje brenda një viti

23/12/2025 10:40- Kurti: Lipjani na priti ngrohtësisht në sheshin e qytetit

23/12/2025 09:15- Kurti: Mërgimtarë të shumtë po vijnë në Kosovë

22/12/2025 23:33- Kurti: Podujeva është e vendosur, nuk lëshohet pe për siguri dhe begati

22/12/2025 20:52- Çdo bisedë me hoxhë Osman Musliun lë mbresa

22/12/2025 13:40- Peja voton numrin 116 dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!

22/12/2025 13:39- Kurti viziton kullën e familjes Gegaj në Gurakoc të Istogut

22/12/2025 13:35- “T’kom djalë vallahi” - takim i veçantë i Kurtit me loken Xhemile që frymëzoi sloganin “Mos lësho pe”

21/12/2025 21:02-

Kryeninistri në detyrë, Albin Kurti, njëherit kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ishte dje në Elezaj të Kaçanikut, e pastaj në njërën nga kafiteritë e qytetit.

Banorët e mërgimtarët nga Kaçaniku, të cilët e priten ngrohtë Kryeministrin, i rikonfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre të fuqishme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Kryeministri më pas vizitoi kryetarin e parë të komunës së Kaçanikut pas çlirimit të vendit, Tahir Çakën.

Kurti kujtoi se familja Çaka ka dhënë dy dëshmorë, vëllezërit e Tahirit, si dhe prindërit martirë të vrarë nga forcat armike serbe.

Ai e cilësoi si shtyllë të qëndresës, përkushtimit e rezistencës, e Kaçanikun simbol të kujtesës dhe sakrificës kombëtare.

21/12/2025 19:32- Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë u realizua testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore

Para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, kemi themeluar Drejtorinë e Mbrojtjes Ajrore, me njësitë dron dhe antidron si komponentë kyç.Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë u realizua testimi i mundësive të mbrojtjes ajrore, duke u bazuar në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.Falënderoj zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar. Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme.

21/12/2025 12:53- Kurti: Ferizaji nuk lëshon pe

Ferizaji nuk lëshon pe. As ne nuk kemi lëshuar pe për Ferizajn. Kemi investuar e ndarë mjete financiare për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, stadiumin e qytetit, spitalin, teatrin, Qendrën Multifunksionale, çerdhe e shkolla dhe investime në energji efikase në objekte publike.

21/12/2025 12:51- Kurti premton 1 miliard euro buxhet për ushtrinë

Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare.

20/12/2025 21:29- Kurti takime me banorët e Hanit të Elezit

Pas vizitës në familjen Krasniqi dhe te biznesi Kosova Plast, ditën e vazhduam me takimin me banorë të Hanit të Elezit.Folëm gjerë e gjatë për mbrojtje e siguri, ekonomi e bujqësi. Rendi e sundimi i ligjit, ushtria, nënat, fëmijët e pensionistët, bujku e fermeri, janë gjithmonë në qendër të politikave tona.

20/12/2025 13:49- Kurti vazhdon fushatën shtëpi për shtëpi

Kryeministri Albin Kurti, në Lismir të komunës së Fushë Kosovës, u prit në konakun e familjes Sfarqa.

Kurti tha se si familje e madhe e cila përkrahë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, shumë nga ta tashmë kishin ardhur për të votuar më 28 nëntor, ndërsa të tjerët i dhanë fjalën se të gjithë do të vijnë edhe ditëve në vijim.

Kurti theksoi se drejtimi i nisur më 2021, është i qartë.

Me mbështetjen e secilit qytetar, që garanton fitoren e madhe, Kryeminstri tha se qeverisja e tij do të vazhdojë të jetë në rrugën e drejtë e të duhur, për shtetin në të cilin sundon ligji, për siguri dhe begati.

19/12/2025 13:45- Përkrahjen do të vazhdojmë ta rrisim për kompanitë dhe bizneset edhe në katërvjeçarin e ardhshëm

19/12/2025 11:43- 3.2 milionë euro do t'i investojmë për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë

19/12/2025 10:29- Investimet në Spitalin e Prizrenit

19/12/2025 10:08- Takimi me qytetar në Drenoc të Malishevës

19/12/2025 09:27- Tubimi në Suharekë