LAJMI I FUNDIT:

Fury këshillohet që ta shtyjë rimeçin ndaj Wilder

Fury këshillohet që ta shtyjë rimeçin ndaj Wilder
Tyson Fury (Foto: Steve Marcus/Getty Images/Guliver)

Tyson Fury duhet ta shtyjë rimeçin ndaj Deontay Wilder dhe ta lë plagën e tij që të shërohet, ka thënë ish-kampioni i peshave të mesme dhe të lehta në boks, Andre Ward.

Boksieri britanik pësoi çarje të madhe në duelin ndaj Otto Wallin në Las Vegas, të cilin e mposhti me vendim të gjyqtarëve.

Të gjitha lajmet nga Tyson Fury
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tyson Fury

Ish-kampioni i unifikuar në kategorinë e peshave të rënda, përkundër plagës në vetull e përfundoi meçin dhe doli fitues, ndërsa më pas menjëherë shkoi në spital për ta qepur.


(Foto: David Becker/Getty Images/Guliver)

Pas atij lëndimi është ngritur dyshimi se për shtyrjen e rimeçit ndaj Wilder, i cili është caktuar për shkurtin e ardhshëm.

Ashtu mendon edhe Andre Ward, i cili thotë se Fury duhet të shërohet plotësisht, në mënyrë që pastaj të japë maksimumin.

Ai ka theksuar për ESPN se Tyson do të përballet me Deontay, i cili ka goditje jashtëzakonisht të fuqishme dhe nëse nuk shërohet mirë, rrezikon që plaga të rihapet dhe do ta ketë të vështirë ta zhvillojë duelin. /Telegrafi/