Tyson Fury dëshiron që të jetë i pranishëm së paku një gjyqtar britanik në duelin e tij kundër Deontay Wilder.

Meçi për titullin e WBC-së do të zhvillohet në Las Vegas, ndërsa gjatë kësaj jave pritet të mësohet data e superduelit.


Ndërsa një prej kërkesave të boksierit britanik është prezenca e një gjyqtari nga vendi i tij pranë ringut, një amerikani dhe një tjetër nga një vend neutral.

"Kur të ndeshem me 'Bomberin e Bronztë' dua gjyqtarë neutralë: një nga Britania e Madhe, një nga SHBA-të dhe një nga një vend neutral. Gjërat duhet të jenë të drejta", ka shkruar 30-vjeçari në Twitter.

https://twitter.com/Tyson_Fury/status/1041427914103906305

Në ndërkohë, Fury ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të bëhet njoftimi zyrtar për duelin ndaj amerikanit Wilder.

Britaniku e ka quajtur duelin kundër Deontay si më të madhin në botën e boksit.

"Ky është dueli më i madh i boksit ndërmjet dy kampionëve më të mirë në kategorinë e peshave të rënda, të cilët duan të ndeshjen me njëri-tjetrin. Do të zyrtarizohet këtë javë", ka shkruar Tyson. /Telegrafi/

https://twitter.com/Tyson_Fury/status/1041260815137959936

telegrafi sport app