FURIA është ekipi i dytë brazilian që kualifikohet për majorin e CS:GO, pasi mposhti ekipin amerikan Complexity.

Pas tri fitoreve radhazi, FURIA i është bashkuar MiBR në listën e ekipeve pjesëmarrëse në majorin e madh, i cili do të mbahet në Antwerp të Belgjikës.

Në ndeshjen finale, kjo skuadër u takua me ekipin Complexity, të cilët i mposhtën me lehtësi në dy mapa, 16-7 dhe 16-11.

Gjatë ditës së enjte më 14 prill, FURIA do të ndeshet me MiBR për renditje në Major, ku fituesi do të shkoj direkt në fazën kryesore të PGL Antwerp Major, si dhe do të fitojë rreth 23.000 euro, ndërsa vendi i dytë do të shkojë në Challengers Stage dhe do të marrë çmimin rreth 11.000 euro.

Ndeshjet e radhës të cilat do të zhvillohen nesër 13 prill, në kuadër të PGL AMERICAS RMR:Ekipet me rekord të ndeshjeve 2-1 11:00 Imperial – Party Astronauts 14:45 Complexity – Sao Caetano 18:00 Liquid – Evil Geniuses


Ekipet me rekord të ndeshjeve 1-2 11:00 00Nation – 9z 14:45 paiN – TeamOne 18:30 Isurus – Case
Formacioni i ekipit FURIA: Andrei “arT” Piovezan Yuri “yuurih” Santos Kaike “KSCERATO” Cerato Rafael “saffee” Costa Andre “drop” Abreu

/Telegrafi/

telegrafi sport app