LAJMI I FUNDIT:

Fuqia e stuhisë në Spanjë, era e forta e largoi nga porti anijen gjigante turistike dhe e përplasi me një tanker nafte

Fuqia e stuhisë në Spanjë, era e forta e largoi nga porti anijen gjigante turistike dhe e përplasi me një tanker nafte

Një parajsë turistike u shndërrua në ‘armagedon’ brenda pak sekondash, pasi një stuhi goditi Majorkën, një nga ishujt më të njohur të Spanjës, ku era ishte aq e fortë sa që e hoqi një anije lundrimi nga porti dhe e përplasi atë në një tanker nafte!

Stuhia goditi Majorkën vonë të dielën pasdite, kur një ditë me diell u kthye në natë për shkak të reve të zeza të dendura, transmeton Telegrafi.

Stuhia u shoqërua me shira të rrëmbyeshëm të përcjell nga një erë e fortë, shpejtësia e së cilës arriti deri në 120 kilometra në orë.


Stuhi të forta goditën Evropën Jugore duke shkaktuar edhe përmbytje
Lexo po ashtu Stuhi të forta goditën Evropën Jugore duke shkaktuar edhe përmbytje

Meteorologët spanjollë kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për stuhi në ishujt Balearik. Një alarm i kuq i motit është në fuqi në Majorka, Ibiza, Menorca dhe Formentera.

Era e stuhishme dhe reshjet e dendura të shiut shkaktuan shumë dëme. Dhjetra palma dhe pemë të tjera u thyen, gjë që solli bllokimin e rrugëve dhe kaos trafiku.

Dhjetëra vetura u shkatërruan, rrugë të shumta u përmbytën, ndërsa pronarët e dyqaneve boshatisën raftet. Sa e fortë ishte era, dëshmon fakti se anija turistike “P&O Cruise Britania” u përplas me një tanker nafte. /Telegrafi/

https://twitter.com/WinniePooh14466/status/1696147046724419933?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1696147046724419933%7Ctwgr%5Efce3f6675eef99949da97d1601ac350afbed549d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4229816%2Fpogledajte-kako-oluja-na-maljorki-otkacinje-sa-doka-kruzer-koji-se-zakuca-u-tanker

Në trend Botë

Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Kalo në kategori