Funksionalizohet mbikalimi mes Arbërisë dhe Pejtonit, por disa qytetarë ende rrezikojnë duke kaluar mbi shina

Mbikalimi që lidh lagjen Arbëria me Pejtonin në Prishtinë është funksionalizuar, duke i dhënë fund një problemi të kahershëm për banorët e kësaj zone.
Për vite me radhë, qytetarët janë detyruar të kalojnë mbi shinat e trenit, duke rrezikuar sigurinë e tyre për të lëvizur nga njëra lagje në tjetrën.
Madje, në mungesë të një zgjidhjeje institucionale, ata kishin improvizuar edhe shkallë prej druri për të mundësuar kalimin ndërmjet Arbërisë dhe Pejtonit.
Tashmë, me ndërtimin e këtij mbikalimi, i realizuar me beton dhe elemente druri, qytetarëve u ofrohet një alternativë më e sigurt dhe më e qëndrueshme për qarkullim, ndonëse në platformën e-prokurimi nuk figuron ende se sa ku kushtuar projekti.
Por, ka edhe nga ata qytetarë që vazhdojnë të kalojnë mbi shinat e trenit, duke rrezikuar jetën e tyre.
Ky investim pritet të lehtësojë lëvizjen e përditshme dhe të rrisë sigurinë për këmbësorët që frekuentojnë këtë zonë të kryeqytetit. /Telegrafi/




















































