Fundjavë e zgjatur, qyetarët e Maqedonisë vërshojnë pikat kufitare

Nëpër pikat kufitare të vendit për 24 orë, kanë hyrë dhe dalë mijëra shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të huaj. Qarkullim më të madh ka pasur në pikat kufitare Tabanoc e Bogorodicë.
Përmes Bogorodicës në shtet kanë hyrë rreth 1400 shtetas tanë ndërsa për 24 orë në Greqi kanë shkuar rreth 7000 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Në kohëzgjatjen e njëjtë përmes kësaj pike kufitare në vendin tonë kanë hyrë mbi 4700 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë mbi 5 mijë. Lëvizje më të lartë ka pasur edhe në pikën kufitare Tabanoc.
“Në pikën kufitare Tabanoc nga mesdita e 9 prillit deri në mesditën e 10 prillit hyrje në shtet kanë realizuar 3158 shtetas të Maqedonisë, ndërsa dalje 9150 shtetas. Sa I përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë hyrje në shtet kanë realizuar 7360, ndërsa vendin e kanë lëshuar 5449 persona”, deklaroi Goce Andreevski nga MPB.



















































