Fundi i vitit 2024 shënon edhe fundin e funksionimit të QMF-ve në fshatra të Ferizajt

Me përfundimin e vitit 2024, punën e kanë përmbyllur edhe disa QMF në periferi të qyteteve. Në Ferizaj, në 5 prej fshatrave të njëjtat veçse janë mbyllur. Nga Drejtoria e Shëndetësisë këtë e arsyetojnë me numrin e vogël të stafit e mbingarkesën e punës. E të pakënaqur mbesin banorët të cilët përpos shpenzimeve mjekësore, tanimë u janë shtuar edhe ato të transportit
Qendrat për kujdesin parësor janë të parat që pranojnë në trajtim shqetësimet shëndetësore të qytetarëve.
E ndonëse në qytete QMF-të po vazhdojnë ta kenë këtë funksion, ato në periferi të tyre po shuhen.
Që nga koha e stërgjyshit të tij, Shefki Hasani dhe familja kanë jetuar në fshatin Gaçkë.
Ndonëse larg nga Ferizaj, fshati ua plotësonte të gjitha nevojat. Por tash e disa muaj, jo më.
Ambulantes së këtij fshati i është vënë dryni e nevojave të banorëve të këtij fshati, tani iu përgjigjen Qendrat e Mjekësive Familjare në qytet të Ferizajt.
Kjo tregojnë se ua ka vështirësuar jetën.
”Unë frik kam dëgju që s’po punon, e pata një rast. Doja të merrja vaksinën e gripit sezonal dhe kur shkova, ambullanta ishte mbyllur. Çka u bë pyeta, më thanë se e kanë mbyllur, e kanë qu punëtoren në qytet me punu dhe mjeku më nuk vjen”, ka thënë Shefki Hasani, Banor i Gaçkës.
E nga nevoja për hapjen e saj, ai thotë se ka nisur të marrë vetë-iniciativë për rikthimin e saj.
”Unë vet kam biseduar me kusheri e kojshi, të shkojmë tek drejtori e tek kryetari dhe të kërkojmë pse të na e mbyllin. Jemi 500 shtëpi, 500 familje e pamundur pa u sëmurë ndonjëherë brenda ditës e natës. Janë afër 400 nxënës në shkollë, për çdo rast tash na duhet me dërgu në ambullanta të tjera duke e pas ata në derë të shtëpisë”, ka thënë Shefki Hasani, banor i Gaçkës.
Por Gaça nuk është fshati i vetëm që QMF-ja është mbyllur. Njëjtë ka ndodhur edhe në Varosh.
”Në Ferizaj kontrollohem por më lehtë do ishte këtu, e kam më afër sesa në Ferizaj. Nëse s’kemi veturë, si të shkojmë?”.
Të njëjtën pamje ka edhe Qendra e Mjekësisë familjare në Llojzë, e cila nga shtatori është jashtë funksioni.
”Ani pse mjekun e kishin në dyert e shtëpisë, tani banorët e fshatit Llojzë detyrohen të shkojnë deri në qytet për të marrë shërbimet mjekësore. E përpos tyre, në kosto u përfshihet edhe rrugëtimi”.
Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj tregon se pos problemeve, shtesë vështirësi u ka shkaktuar edhe ndërprerja e një kontratë me organizatën “Caritas” për shkak të kontratës kolektive e që sipas tyre, penalizon drejtorinë me 1 milion euro.
”Së pari, që tri vite kemi bërë kërkesë për shtim stafi për QKMF në Ferizaj në ministritë përkatëse si edhe deputetëve të Ferizajt, me 8 faqe arsyetime për 100 vetë, për shtim stafi; mjek, stomatolog, infermier etj., Por nuk kemi gjet konsensus, edhe pse jemi komuna e tretë në Kosovë për numër banori e kemi vetëm 318 staf, ndërsa krahaso Gjilanin dhe Mitrovicën që kanë mbi 450 staf. Së dyti, kemi pas një kontratë me “CARITAS” të cilën nuk po mund ta vazhdojmë për shkak të kontratës kolektive që vetëm drejtorinë time e penalizon 1 milion e Ferizajn 10 milion. Së treti, kemi filluar një orar të ri 8- 16 , në bashkëbisedim me Ministrinë e Shëndetësisë për përzgjedhjen e mjekut familjar. E gjithë kjo po na pamundëson punën nëpër QMF”- Drejtor për Shëndetësi në Ferizaj.
Televizioni ka pyetur edhe Ministrinë e Shëndetësisë rreth çështjes, por nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?