Ka përfunduar procedura përmbarimore ndërmjet Majlinda Lecajt dhe Blerim Gashit, me objekt lëndor dorëzimin dhe marrjen e fëmijëve të mitur E.G. e lindur në vitin 2013 dhe E.G i lindur më 2015.
Majlinda Lecaj më në fund i mori dy nga tre fëmijët e saj pas divorcit me ish-bashkëshortin Blerim Gashi.
Më 14 tetor të këtij viti në një seancë të organizuar në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, është bërë pranim-dorëzimi i fëmijëve te nëna Majlinda Lecaj nga babai Blerim Gashi i cili po i mbante jashtëligjshëm për më shumë se një vit, pas vendimit të gjykatës më 27 qershor 2023, i cili më pas kaloi në Apel dhe u bë i plotfuqishëm më 19 prill 2024.
Jashtëligjshëm, pasi që vendimi i Gjykatës Themeloren të Prishtinës, më pas ai i Apelit, konstatuan se fëmija i madh duhet të qëndrojë me babanë për kujdesje, edukim dhe mbikëqyrje, ndërsa dy të vegjlit me nënën. Vendim ky të cilin Blerim Gashi nuk e respektoi me arsyetimin se fëmijët nuk duan të shkojnë me nënën e tyre.
Kështu, nëna Majlinda Gashi filloi procedurën e përmbarimit të vendimit të gjykatës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i cili që kur u mor, më 27 qershor 2023, kaloi herë në Gjykatë të Apelit e herë në Themelore, pas ankesave të Blerimit për të mos i dorëzuar fëmijët, me pretendimin se fëmijët nuk e duan nënën e tyre, deri më 14 qershor 2024, kur gjykata i caktoi Blerim Gashit ditën e dorëzimit të fëmijëve përmes Qendrës për Punë Sociale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
As kjo formë nuk funksionoi, Blerim Gashi i dërgonte fëmijët deri në hyrje të objektit të Qendrës për Punë Sociale, sa për t’u evidentuar, por asnjëherë nuk e përfundoi procedurën e dorëzimit të fëmijëve. Madje, për kaq kohë sa zgjati procesi i gjykimit, fëmijët nuk kishin fare kontakt me nënën dhe vizitat në Qendër për Punë Sociale nuk zhvilloheshin fare.
Kështu gjykata, pasi konstatoi se ka kaluar afati që Gashi vullnetarisht të përmbushte obligimin ligjor ndaj ish-gruas së tij Majlindës, për t’ia dorëzuar fëmijët, u caktuan dy seanca të përmbarimit, më 20 shtator dhe më 1 tetor të këtij viti, në të cilat përmbarimi nuk u ekzekutua.
“Në kuptim të dispozitës së nenit 20, paragrafi 2 të LPP-së, Gjykata në cilësinë e organit përmbarues ka mbajtur seancën dëgjimore për datë 04.10.2024, në të cilën janë dëgjuar palët ndërgjygjëse dhe përfaqësuesja e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, me qëllim të vlerësimit të rrethanave të cilat kanë paraqitur pengesë për realizimin e plotë të përmbarimit. Pas dëgjimit të palëve prezentë, Gjykata ka konstatuar se nuk ekziston asnjë rrethanë apo arsye legjitime që do të paraqiste pengesë për përmbarimin e pikës katër të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të hartuar më 4 tetor të këtij viti.
Kështu, përmes konkluzionit të nxjerrë më datën 7 dhjetor të këtij viti, gjykata urdhëroi Blerim Gashin që dy fëmijët e mitur t’i sillte në ambientet e QPS-së në Prishtinë më 10 tetor të këtij viti. Njëkohësisht urdhëron edhe nënën Majlindën që të paraqitej në po të njëjtën ditë për të pranuar fëmijët. Ku marrja dhe dorëzimit i fëmijëve të mitur u bë me pjesëmarrjen e gjyqtarit të çështjes dhe psikologes së Qendrës për Punë Sociale.
Në procesverbalin e kësaj seance është konstatuar se gjyqtari i çështjes Blerand Rrmoku së bashku me zyrtarin përmbarimor të kësaj gjykate Naim Rrustemi, arritën në ambientet e Qendrës për Punë Sociale më 7 tetor 2024, me ç’rast nga zyrtarët e QPS-së u njoftuan se Blerim Gashi i kishte sjellë dy fëmijët e mitur dhe kishin hyrë në këndin e lojërave. Në po këtë qendër, gjendej edhe nëna e tyre Majlinda Lecaj si dhe zyrtarët policorë.
Në procesverbalin e kësaj seance, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet babai u largua nga këndi i lojërave në një nga zyrat e QPS-së me qëllim që të shkëputej nga fëmijët, kurse fëmijët qëndruan nën shoqërinë e përkujdesjen e punëtorëve të QPS-së, gjyqtarit të çështjes dhe zyrtarit përmbarues në prezencë edhe të nënës.
Tutje, thuhet se, gjyqtari i çështjes e ka njoftuar babain (Blerim Gashin) se ai ka përmbushur obligimin dhe në funksion të realizimit të plotë të përmbarimit duhet të largohet nga ambientet e QPS-së, pa kontaktuar tutje me fëmijët, derisa thuhet se ai nuk ka kundërshtuar këtë kërkesë dhe është larguar.
“Me angazhimin e punëtorëve të QPS-së, gjyqtarit të çështjes dhe e zyrtarëve përmbarues, me rastin e qetësimit të fëmijëve E.G dhe E.G, të njëjtit në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikike dolën nga ambientet e QPS-së, nën shoqërinë e kreditores, gjyqtarit të çështjes dhe zyrtarit përmbarues të gjykatës dhe u futën në veturën e nënës. Gjyqtari komunikoi me zyrtarët policorë të angazhuar dhe i njoftoi që nuk është më e nevojshme ndihma e tyre dhe së bashku me zyrtarin përmbarues e përcollën nënën dhe fëmijë, fillimisht në një restorant për të drekuar e më pas në banesën e saj, ku qëndruan afërsisht 30 minuta dhe u larguan në momentin që u siguruan se fëmijët janë në disponim të mirë dhe nën përkujdesje të plotë të nënës së tyre Majlinda Lecajt”, përfundon procesverbali.
Gjykata vë në dukje faktin se detyrimi për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve paraqet kategori të nivelit të së drejtës ndërkombëtare dhe asaj kushtetuese.
Sipas gjykatës, në këtë rast, mbrojtja e interesat të fëmijëve është manifestuar me nxjerrjen e aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës në procedurë kontestimore, me të cilin është vendosur lidhur me çështjen e besimit të fëmijëve në ruajtje dhe edukim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Arrestohet një person në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Filkov: Sundimi i ligjit nuk duhet të jetë vetëm një angazhim deklarativ, por një realitet në çdo sallë gjyqi dhe institucion

Rama publikon karikaturën: Bashkoje votën me PS për Shqipërinë që meriton vendin si e barabartë mes të barabartësh

Ndryshim në hartën zgjedhore – Kurti njofton se VV kryeson edhe në Klinë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Përballja me barrierat ligjore dhe administrative – cili është roli i organizatave për zgjidhjen e çështjeve pronësore në Kosovë?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze