LAJMI I FUNDIT:

Fundi i një epoke: Momenti i “zhdukjes” së katër oxhaqeve të një termocentrali në Britani të Madhe, përmes një shpërthimi të kontrolluar

Fundi i një epoke: Momenti i “zhdukjes” së katër oxhaqeve të një termocentrali në Britani të Madhe, përmes një shpërthimi të kontrolluar

Katër oxhaqet janë shkatërruar në një kohë në një ngjarje e cila po vlerësohet si pjesë “shumë e rëndësishme në historinë e industrisë së energjisë në Mbretërinë e Bashkuar”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kullat 115 metra të larta në Stacionin e Energjisë Ferrybridge në Knottingley, West Yorkshire, të cilat u shndërruan në rrënoja, në një shpërthim të kontrolluar.

Po sipas mediave të huaja, rreth 140 shtëpi u evakuuan në zonën që rrethojnë stacionin e energjisë.


Ka qenë një raketë që është hedhur në ajër për të shënuar një paralajmërim prej 30 sekondash përpara se kullat të shkërmoqen në tokë, duke u shndërruar në re të mëdha pluhuri.

Siç edhe mund të shihet në disa pamje, njerëzit aty afër shikonin në shi ndërsa tymi u ngjit në qiell pas shkatërrimit.

Dhe banorët u mblodhën gjithashtu në anë të rrugëve dhe në fushat e afërta për të parë kullat si kullat zhduken, të cilat kanë qëndruar mbi qytet për 50 vjet.

Shumë njerëz në rrjetet sociale gjithashtu ndanë trishtimin e tyre pasi “kullat ftohëse” u rrënuan në një ngjarje dramatike që shënoi ‘fundin e një epoke’.

Zona, e cila kishte prodhuar energji elektrike për 50 vjet, ishte mbyllur nga firma energjetike SSE në mars të vitit 2016, si pjesë e kalimit të saj në energji me nivel të ulët të karbonit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

Amerika
Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Evropa
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Kalo në kategori