Fundi i epokës së kamionçinave të mëdha, amerikanët po kthehen gjithnjë e më shumë drejt automjeteve më të vogla dhe më të lira

Amerikanët i kanë dashur kamionçinat e mëdha për dekada të tëra, por një raport i ri i publikuar nga Dave Cantin Group sugjeron se tregu për këto automjete mund të ketë arritur kulmin tashmë.
Gjithnjë e më shumë blerës po drejtohen drejt makinave më të vogla dhe më të përballueshme për shkak të rritjes së kostove dhe kësteve mujore, transmeton Telegrafi.
Analistët theksojnë se nuk bëhet fjalë për heqjen dorë tërësisht nga SUV-të dhe kamionçinat, por përkundrazi për një ndryshim në zakonet e konsumatorëve për shkak të presionit financiar.
Anketat e tyre tregojnë një rënie të interesit për kamionçinat e mëdha, ndërsa modelet dhe limuzinat më të vegjël po shohin një rritje.
Ndërsa shifrat e shitjeve vazhdojnë të tregojnë rritje për modele si Ford F-Series (+24.5%) dhe GMC Sierra (+14.5%), rritja e ndjeshme e shitjeve të kamionçinave të mesëm sugjeron një ndryshim në trend:
Chevrolet Colorado +73.3%
Ford Ranger +677%
Toyota Tacoma +177%
Limuzinat gjithashtu po fitojnë përsëri popullaritet:
Hyundai Elantra +25%
Nissan Sentra +36.1%
Toyota Prius +25%
Ekspertët thonë se nëse pasiguria ekonomike vazhdon, gjithnjë e më shumë blerës do të zgjedhin makina më të vogla dhe më praktike. /Telegrafi/









































