Ftesë për aplikim për zhvillimin e karrierës – program i krijuar për vajzat dhe gratë

Organizata Jo-Qeveritare "Lady" vazhdon më përkrahjen e grave dhe vajzave ne programin e zhvillimit të karrierës, përkrahjes së punësimit dhe vetëpunësimit falas, përmes aktiviteteve:
- Këshilla ndërmarrësi dhe psiko-sociale (punë individuale)
- Seminari për ndërmarrësi
- Seminari për zhvillimin dhe përvetësimin e aftësive të artizanatit dhe modernizimin e produkteve
Qëllimi kryesore është përftimi i veçorive dhe njohurive për tregun e punës, njohuri të reja në zhvillimin e një fryme ndërmarrëse si dhe mbështetjen e ideve, në mënyrë që të jenë sa më aktive në jetën shoqërore dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.
Grave dhe vajzave pjesëmarrëse ju ofrohet edhe mbështetje pas trajnimit në ndërtimin e planit të biznesit dhe përkrahjen e hyrjes në tregun e punës. (Falas)
Përfitoni kompetenca unike dhe mësoni si të:
- Modernizoni produktin
- Zhvilloni karrierën
- Të siguroni një vend punë që e doni
- Realizoni idenë tuaj në një biznes të suksesshëm
- Filloni me realizimin e ëndrrave tuaja
Inkurajohen të aplikojnë:
- Gratë e riatdhesuara
- Gratë kryefamiljare
- Gratë e privuara nga ushtrimi i aktiviteti socio ekonomik
- Gratë më aftësi të kufizuara
- Gratë që i përkasin komuniteteve jo-shumicë
- Gratë të prirura për teknikat artizanale
Aplikimi vlen vetëm për banoret e rajonit të Prishtinës dhe Podujevës.
Apliko KËTU!
Trajnimet do të mbahen në Prishtinë dhe Podujevë




















































