LAJMI I FUNDIT:

Frontmeni i “Scorpions” sqaron teorinë konspirative nëse CIA e shkroi “Wind of Change” për destabilizimin e Bashkimit Sovjetik

Frontmeni i “Scorpions” sqaron teorinë konspirative nëse CIA e shkroi “Wind of Change” për destabilizimin e Bashkimit Sovjetik
Bendi legjendar, Scorpions (Foto: Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

Frontmeni i grupit legjendar “Scorpions”, Klaus Meine, i ka mohuar deklarimet se hitin e madh, “Wind of Change”, e ka shkruar CIA si pjesë e propagandës së Luftës së Ftohtë.

Këngëtari gjerman ishte pjesë e emisionit “Trunk Nation” në SiriusXM, ku sqaroi se një gazetar e kishte kontaktuar lidhur me hetimet rreth baladës së fuqishme të vitit 1990 që është shndërruar në një himn botëror.

Gazetari Patrick Radden Keefe i ka hulumtuar teoritë se agjencia e inteligjencës amerikane kishte bashkëpunuar me bendin gjerman për të realizuar një këngë, e cila do ta ndryshonte botën.


Sipas teorisë konspirative të hulumtuar nga Keefe, CIA ishte angazhuar në realizimin e kësaj balade, në mënyrë që ta destabilizonte Bashkimin Sovjetik.

Meine ka thënë se gazetari e kishte pyetur në lidhje me Festivalin e Muzikor të Paqes në Moskë dhe më pas kishte dashur detaje për këngën “Wind of Change”.

Frontmeni i Scorpions, Klaus Meine (Foto: Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

“Dhe kah mesi i intervistës, më tha: ‘Klaus, e ke dëgjuar ndonjëherë tregimin se ‘Wind of Change’ është shkruar nga CIA?’ Ndërsa unë shpërtheva së qeshuri, plasa krejt duke qeshur”, ka rrëfyer këngëtari.

Meine më pas ka theksuar se edhe pse i është dukur mjaft qesharake ideja, është dashur të sqarojë se bëhet fjalë për lajm të rremë.

“Mu duk shumë për të qeshur dhe vazhdova së qeshuri. Është tregim mjaft argëtues dhe vërtet i çmendur, por siç kam thënë, nuk është aspak i vërtetë. Siç thoni ju amerikanët, është një lajm i rremë”, ka deklaruar vokalisti i “Scorpions”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Valbona me deklaratë të fortë: Me Jozin jemi ish-të dashur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Lori - Jozit: Mos bëj sikur ke bërë ndonjë gjë të madhe në këtë botë, banori: Jam njeri i thjeshtë

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Ola bën lëmsh shtëpinë, pasi tha se ka qenë e lidhur me një vajzë - tani shpreh pëlqim për Jozin

Magazina
Kalo në kategori