Gruaja e Riyad Mahrez kishte frikë nga shpërngulja në Arabinë Saudite, por ajo tani po shijon qëndrimin në këtë vend.

Taylor, 26 vjeçe, vlerëson stilin e jetës së qetë në Arabinë Saudite dhe miqësinë e vendasve - e vetmja gjë që i mungon nga shtëpia e saj e mëparshme në Manchester janë miqtë dhe familja.


"Është më qetë këtu, ndërsa në Manchester jeta ka qenë më dinamike", tha ajo.

Screenshot 1 52 Foto: The Sun

“Më së shumti më mungojnë miqtë dhe familja", theksoi mes tjerash ylli i famshëm.

E njëjta shtoi: "Njerëzit janë shumë të mirë - mendoj se në fakt ishte një tronditje e madhe, sa mirë kanë qenë të gjithë".

Screenshot 2 38 Foto: Instagram

"Nuk mund ta krahasoni atë me Britaninë e Madhe - nuk është asgjë si këtu. Unë jam duke e shijuar atë deri tani, thjesht më duket sikur jam me pushime, nuk ndjej se jam zhvendosur ende".

Mahrez, 32 vjeç, iu bashkua Al-Ahli në verë, kështu që u zhvendos në Jeddah së bashku me gruan Taylor. /Telegrafi/

Screenshot 3 33 Foto: Instagram