LAJMI I FUNDIT:

Frika nga terrorizmi, masa të ashpra në Gjermani

Frika nga terrorizmi, masa të ashpra në Gjermani
Maskierte Polizisten eines Sondereinsatzkommandos sichern am 11.07.2014 in Asbach-BŠumenheim (Bayern) ein GrundstŸck. Nach Polizeiangaben gab hier ein ca. 50 Jahre alter Polizist auf seinem PrivatgrundstŸck mehrere SchŸsse ab. SpezialkrŠfte sind im Einsatz, verletzt wurde bislang niemand. Foto: Stefan Puchner/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Pas sulmit të fundit terrorist në Londër, Gjermania po diskuton për marrjen e masave më të ashpra mbikëqyrjeje në mjedisin islamik. Nën vëzhgim do të jenë edhe të miturit.

Koalicioni qeverisës vendosi ta ulë nga 18 në 14 vjeç moshën e personave që mund të monitorohen dhe hetohen, ndërsa landi i Bavarisë shkoi edhe më tej me pretendimet që në rast dyshimi, në vëmendjen e organeve hetimore të vendosen edhe të mitur të moshës 12 vjeç.

Kjo mund të ndodhë sidomos nëse ka dyshime konkrete se fëmijët mund të jenë përfshirë në mjedise të rrezikshme.


Megjithatë, kryetarja e Këshillit gjerman të Federatës, kryeministrja e landit Rheinland-Pfalz Malu Dreyer, e kritikoi propozimin e bërë nga ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann për ta ulur edhe më tej moshën e personave që mund të mbikëqyren.

Sipas saj, vërtet që është një realitet i hidhur që fëmijët radikalizohen me qëllim, po më e rëndësishme, sipas saj, është të investohet në masa parandaluese.

Të dhënat e organeve gjermane të Mbrojtjes Kushtetuese tregojnë se Shteti Islamik i ka shtuar në mënyrë të veçantë përpjekjet për rekrutimin e grave dhe fëmijëve.

Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim, thotë DW, luajnë sidomos rrjetet sociale dhe grupet në WhatsApp.

Në trend Botë

Më shumë
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Azia
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Trump paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk i liron pengjet - i kundërpërgjigjet grupi militant

Botë
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Zelanda e Re shkarkon të dërguarin në Mbretërinë e Bashkuar, pas komenteve që i bëri për Trumpin

Australia
Kalo në kategori