Në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”, Forumi Rinor Islam përmes një komunikate në Telegrafi Maqedoni, shpall konkurs për punime të studentëve.

Në këtë konkurs mund të aplikojnë studentët e rregullt nga vendi dhe rajoni, të cilët mund të shkruajnë për jetën dhe veprën e Muhamedit a.s., shikuar nga këndi që ata studiojnë.


Konkursi hapet që nga dita e mërkurë, 07.12.2016 dhe zgjat deri më 20.12.2016. Pesë punimet më të mira do të prezentohen para publikut, në panelin e diskutimit që do të organizojë FRI, në sallën e konferencave në Bushi Resort & Spa, Shkup.

Komisioni që do të kontrollojë dhe shpallë punimet më të mira, është i përbërë nga: Mr. Muhamed Murtezi, kryetar i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional, Dr. Drita Mamuti Fazlija, profesoreshë universtitare, Dr. Bashkim Aliu dhe Hasan Baftijari, nënkrytar i Forumit Rinor Islam.

Informacione shtesë:

⦁ Punimi duhet të përfshijë 5-10 faqe, i shkruar në Word.

⦁ Pesë më të mirët shpërblehen me nga 50 euro si dhe punimet e tyre botohen.

⦁ Shpallja e punimeve më të mirë bëhet më 22.12.2016.

⦁ Prezentimi i punimeve fituese bëhet më 24.12.2016, me prezentim në PowerPoint me kohëzgjatje 15 minuta, kurse 10 minuta studenti do tu përgjigjet pyetjeve të publikut.

⦁ Bashkë me punimin studenti duhet ta dorëzojë edhe fletë aplikacionin e plotësuar.

⦁ Për informata tjera mund të shkruani në e-mailin: info@fri.org.mk

⦁ Fletë aplikimin e gjeni në ueb faqen e FRI-së,  www.fri.org.mk  /Telegrafi/