LAJMI I FUNDIT:

Frenkie de Jong, emri i ri për mesfushën e Interit

Frenkie de Jong, emri i ri për mesfushën e Interit
Foto: BBC Sport/Twitter

Ndeshja kryesore e Ligës së Kombeve të dielën ishte ajo në mes Përfaqësueses së Francës dhe Holandës.

Në shkallët e stadiumit Stade de France, ishte edhe një vëzhgues i Interit sytë e të cilit ishin të drejtuar vetëm nga një lojtar.

Mbikëqyrja speciale e 007 zikaltër ishte për mesfushorin Frenkie De Jong, talentin holandez të Ajaxit.


Por, skuadra nga Milano nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë shërbimet e lojtarit pasi për atë tashmë ka shfaqur interesim edhe Barcelona.

Vlera e kartonit të 21-vjeçarit është mbi 50 milionë euro.

Roma dhe Barcelona përsëri pas të njëjtit objektiv, Giallorosët afër t’ia rrëmbejnë De Jongun katalunasve
Lexo po ashtu Roma dhe Barcelona përsëri pas të njëjtit objektiv, Giallorosët afër t’ia rrëmbejnë De Jongun katalunasve

Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe skuadra angleze, Tottenham, e cila besohet se tashmë është paraqitur te Ajaxit edhe me ofertë.

Në sezonin e fundit De Jong është paraqitur në 22 ndeshje në Eredivisie për Ajaxin, por nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit pavarësisht paraqitjeve të mira. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=JlPSyxCZKD4