Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka mbyllur një edicion të Ligës së Kombeve në krye të Dardanëve, ku edhe pse zyrtarisht ka marrë 4 fitore dhe 2 humbje, ndeshja me Rumaninë si mysafir ishte baras (0-0), deri në momentin që u ndërpre.
Ky i fundit ishte edicioni i tretë i Kosovës në Ligën e Kombeve, Divizioni C, ku te parin e kishte udhëhequr Bernard Challandes, të dytin Alain Giresse, ndërsa të tretin Franco Foda.
Sa i përket pikëve, gjermani është shumë më mirë se sa paraardhësit e tij.
Në edicionin 2020/21 me në krye Bernard Challandes, Kosova në grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë mori vetëm 5 pikë, me një fitore, ndy barazime dhe tri humbje. Atë sezon Dardanët e mbyllën në vendin e tretë.
Në edicionin 2022/23 në krye të Dardanëve ishte Alain Giresse, ku mori tri fitore dhe tri humbje dhe me 9 pikë e mbylli në vendin e dytë, pas Greqisë dhe para Irlandës së Veriut dhe Qipros.
Ky edicion, e pa Kosovën në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë dhe u konsiderua ideal për të kaluar një Divizion më lartë, atë B.
Edhe pse Franco Foda mori rezultatet më të mira deri më tani, me 12 pikë, 4 fitore dhe 2 humbje (një në tavolinë ndaj Rumanisë), nuk ia arriti. Mundësinë e ka nga play-offi, ku të premten mëson kundërshtarin për ndeshjet që zhvillohen në muajin mars.
Më poshtë janë disa nga pikat e forta dhe të dobëta që Foda i kishte te Kosova.
Humbje ndaj Rumanisë, nisja e keqe e Fodas – formacionet që ai përdori
Në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, Kosova humbi në “Fadil Vokrri” me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë. Foda e nisi me formacionin 4-4-2, një formacion shumë sulmues, kundër një ekipi që vinte nga Euro 2024 dhe kishte paraqitje të mira.
Në fitoren si mysafir ndaj Qipros me rezultat 4-0, ai ndryshoi formacionin në 4-3-3, me mesfushë më të dendur, duke marr një fitore të madhe, që doli të jetë më e thella. Kjo ndeshje ishte pika e më e dobët, ku pasi që pranoi gol, skuadra ishte ç’ekulibruar në të gjitha repartet.
Si msyafir kundër Lituanisë, Foda sërish ndryshoi rreshtim, duke u futur kësaj radhe me formacionin 4-2-3-1. Tjetër fitore, kësaj radhe me rezultat 2-1.
Me formacionin 4-2-3-1 luajti edhe në shtëpi ndaj Qipros ku fitoi 3-0.
Në barazimi pa gola në Bukurresht, Foda i qëndroi besnik rreshtimit 4-2-3-1, duke zhvilluar lojën më të mirë në këtë grup, ku edhe përkundër rasteve, goli nuk erdhi, ndërsa Rumania e rrezikoi vetëm një herë Kosovën.
Ndaj Lituanisë në ndeshjen e fundit, Foda rreshtoi skuadrën me formacionin 4-4-1-1, një tjetër mënyrë e lojës, ndërsa fitoi edhe pse mbeti për më shumë se 45 minuta me një lojtarë më pak.
Pra, Franco Foda në këto elimantore, ka treguar se di ta rreshtojë skuadrën në disa mënyra, varësisht prej lojtarëve, pasi ka luajtur me formacionet: 4-4-2, 4-3-3, 4-2-3-1 dhe 4-4-1-1.
Luajtën 26 lojtarë, pesë debutuan, katër nuk morën asnjë minutë
Tashmë gjermani ka krijuar bazën e ekipt dhe lojtarët në të cilët llogaritë. Përveç atyre që tashmë janë të dëshmuar si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Mërgim Vojvoda, Arijanet Muric në drejtimin e Fraco Fodas shkëlqyen edhe Elvis Rexhebeqaj, Lumbardh Dellova, Ermal Krasniqi dhe Muharrem Jashari.
Në anën tjetër edhe pse ishin të tubuar, asnjë minut nuk morën Ilir Avdyli, Astrit Selmani, Mirlind Kryeziu dhe Baton Zabërgja.
Ai gjatë tubimit të parë e menaxhoi mirë situatën me Edon Zhegrovën, Arijanet Muricin dhe Florent Muslijën. Treshja pas atij tubimi u kthyen në lojtarë kryesorë të Kosovës.
Pesë lojtarët që luajtën më shumë janë: Amir Rrahmani (384 minuta), Mërgim Vojvoda (365 minuta), Elvis Rexhbeçaj (341 minuta), Edon Zhegrova (318 minuta) dhe Valon Berisha (278 minuta).
Zhegrova më shumë hapësirë, Rexhbeçaj i hatashëm, Aliti në stol
Siç e cekëm më lartë, janë disa lojtarë që treguan rritje, ndërsa Edon Zhegrova u konfirmua si një yll në ekipin startues.
Ai luajti pesë ndeshje si startues, shënoi dhe asistoi në këto eliminatore, ndërsa shpesh e ngriti publikun në këmbë në Prishtinë.
Zhegrova do të jetë fytyra e vërtet e Kosovës në ndeshjen play-off dhe eliminatoret e ardhshme, një yll në ngritje.
Elvis Rexhbeçaj ishte ardhje e re, dhe një nga shtyllat e mesfushës së Kosovës. Ai tregoi qëndrueshmëri në fazën defanzive, ndërsa lojës së tij i shtoi edhe kreativitetin, duke ndihmuar në ndërtimin e sulmeve dhe shpërndarjen e topave në mënyrë efektive për shokët e skuadrës.
Prania e tij në fushë ishte jetike për balancën dhe ritmin e lojës së ekipit, duke e kthyer atë në një lojtar kyç në suksesin e Kosovës.
Tjetër gjë është edhe futja e Lumbardh Delllovës si statues, duke e lënë në stol Fidan Alitin.
Në ato ndeshje që luajti Dellova, ai ishte prej më të mirëve, pasi vizoni i i tij me topin vazhdon të mbetet i shkëlqyer.
Ai pritet të jetë partner me Amir Rrahmanin në të ardhmen në qendrën e mbrojtjes.
Rasti i artë për Fodën, ndeshja e play-offit
Kosova të premten mëson kundërshtarin për play-offin për ngritjen në Ligën B të Kombeve.
Shorti për play-off-in e promovimit dhe rënies do të hidhet më 22 nëntor 2024 nga ora 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës
Dardanët kishin siguruar pozitën e dytë dhe dy ndeshje luajnë në muajin mars për plasman më të lartë.
Gjeorgjia, Sllovenia, Islanda dhe Iralanda kanë kundërshtarët e mundshëm.
Nëse Foda e kalon këtë test, atëherë edhe ato pak dyshime që janë mbi të do të hiqen.
Paraqitjet e lojtarëve të Kosovës në Ligën e Kombeve
Arijanet Muric (4 ndeshje – 240 minuta)
Visar Bekaj (1 ndeshje – 90 minuta)
Amir Saipi (1 ndeshje – 90 minuta)
Amir Rrahmani (5 ndeshje – 384 minuta – 1 gol)
Mërgim Vojvoda (5 ndeshje – 365 minuta)
Florent Hadërgjonaj (4 ndeshje – 213 minuta)
Ilir Krasniqi (3 ndeshje – 127 minuta)
Donat Rrudhani (4 ndeshje – 248 minuta- 2 asistime)
Lumbardh Dellova (4 ndeshje – 226 minuta – 1 gol)
Fidan Aliti (4 ndeshje –240 minuta)
Leart Paqarada (1 ndeshje – 82 minuta)
Andi Hoti (1 ndeshje- 12 minuta)
Valon Berisha (5 ndeshje – 278 minuta)
Lindon Emërllahu (3 ndeshje – 22 minuta)
Elvis Rexhbeçaj (5 ndeshje – 341 minuta)
Florent Muslija (4 ndeshje – 160 minuta – 2 asistime)
Edon Zhegrova (5 ndeshje – 318 minuta – 1 gol)
Milot Rashica (4 ndeshje – 264 minuta – 2 asistime)
Ermal Krasniqi (4 ndeshje – 237 minuta – 2 gola)
Muharrem Jashari (4 ndeshje – 140 minuta – 1 gol)
Emir Sahiti (3 ndeshje – 55 minuta – 1 gol)
Fisnik Asllani (5 ndeshje – 96 minuta)
Zymer Bytyqi (2 ndeshje – 56 minuta)
Eliot Bujupi (1 ndeshje – 4 minuta)
Albion Rrahmani (6 ndeshje- 282 minuta – 1 gol)
Vedat Muriqi (4 ndeshje – 192 minuta – 2 gola)
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/van-dijk-380x233.png)
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit
![Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/top-10--380x233.jpg)
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!
![Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/VAR-380x233.png)
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
![Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/VAR-780x439.png)
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
![Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-1-780x439.png)
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mourinho-icardi-780x439.png)
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit
![Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/top-10--780x439.jpg)
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi