Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i ka dorëzuar ish-prokurores së Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, medaljen e Kalorësit të Urdhrit Kombëtar të Meritës, në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm për drejtësinë dhe sundimin e ligjit.
Guerot tha se përmes kësaj mirënjohjeje shpërblen veprimtarinë e shquar për ish-prokuroren Hajdari, të realizuar falë angazhimit të saj profesional. Ai tha se e njëjta gjatë punës së saj është përballur me presione dhe kërcënime, por nuk është dorëzuar asnjëherë.
“Zonja Hajdari është përballur me presione dhe kërcënime, por nuk është dorëzuar asnjëherë. Vendosmëria, integriteti dhe këmbëngulja juaj do të vazhdojnë të jenë të palëkundura gjatë gjithë karrierës suaj. Si prokurore speciale dhe drejtuese e Departamentit të Krimeve të Luftës brenda Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës nga viti 2016 deri në 2023, ju keni menaxhuar shumë raste të vështira dhe veçanërisht komplekse të korrupsionit, terrorizmit dhe krimeve të luftës, duke i çuar ato drejt një përfundimi të suksesshëm, pavarësisht të gjitha pengesave të hasura”.
“Ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Hajdari është shquar me guximin, integritetin dhe vendosmërinë e saj për të luftuar krimin, korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Guximi dhe profesionalizmi është dëshmuar në veçanti në shumë lëndë të ndjeshme, duke e bërë atë një figurë të respektuar në Kosovë dhe më gjerë. Puna e saj në Prokurorinë Speciale të Kosovës kontribuoi dukshëm në forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe konsolidimin e demokracisë në vend… Kjo dekoratë nderi është një simbol i angazhimit tuaj për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe drejtësinë, vlera që mbrohen gjithashtu nga Franca dhe që ambasada këtu i përkrah me vendosmëri në punën e saj me aktorët e ndryshëm të sistemit gjyqësor”, tha ai.
Ish-prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, u shpreh mirënjohëse për ndarjen e kësaj dekorate nga shteti i francez, derisa tha se ajo asnjëherë nuk ka bërë kompromis me drejtësinë.
“Unë jam një idealiste dhe ideali im është drejtësia. Në ditën time të parë të punës si avokate, nëna ime më tha: ‘gjyko në emrin e Zotit’ që do të thotë, merr vendime të bazuara në ligj. Gjatë gjithë karrierës sime, unë kam mbrojtur të drejtat e viktimave, dhe në të njëjtën kohë të drejtat e të akuzuarve. Disa nga të akuzuarit që i kam ndjekur ligjërisht, ishin nga bota e korrupsionit, favorizimeve dhe krimit të organizuar. Unë gjithashtu jam marrë me çështje të terrorizmit. Në ato kohë të vështira, fjalët e babait tim “duhet të shikosh ujkun drejt në sytë e tij”, bënin jehonë në mendjen time. Jam përfshirë në shumë raste komplekse, që përfshinin shumë sfida dhe vështirësi, por kam qenë e guximshme çdo herë. Unë kurrë nuk kam bërë kompromis, sepse për këtë është puna ime”, tha ajo.
Urdhri Kombëtar i Meritës është krijuar nga presidenti francez, gjenerali Charles de Gaulle më 3 dhjetor 1963. Urdhri Kombëtar i Meritës u ndahet shtetasve të huaj që kanë ofruar shërbime kulturore, ekonomike, shkencore për Francën ose kanë promovuar çështje që Franca mbron si të drejtat e njeriut, liria e shtypit, çështje humanitare, etj.
Pas një karriere të pasur dhe të përkushtuar, zonja Hajdari doli në pension në vitin 2023, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në fushën e drejtësisë. Ndikimi i saj vazhdon të frymëzojë gjeneratat e tashme dhe të ardhshme të gjyqtarëve, prokurorëve dhe juristëve të përkushtuar për mbrojtjen e vlerave demokratike, të cilat i ndajnë Franca dhe Kosova.
Ceremonia u zhvillua në Rezidencën e Francës në Prishtinë, në prani të familjes, miqve dhe kolegëve të zonjës Hajdari si dhe autoriteteve vendore e ndërkombëtare. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Kamerat kineze në institucione, ku janë zëvendësuar e ku jo?

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës