LAJMI I FUNDIT:

Franca mund të kërkojë rivendosjen e vizave me Shqipërinë

Franca mund të kërkojë rivendosjen e vizave me Shqipërinë

Duke filluar nga janari i këtij viti, 7,256 shqiptarë kanë paraqitur kërkesë për azil në Francë, një shifër 178,9 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shqipëria renditet kështu përpara vendeve si Afganistani apo Siria, të cilat janë të përfshira nga luftërat civile.

“Për të kontrolluar situatën, Parisi është detyruar të kërkojë për Shqipërinë të njëjtat klauzola mbrojtëse që kërkoi për Gjeorgjinë dhe Ukrainën: një rivendosje të vizave në rast të abuzimit me mikpritjen”, shkruhet në të përditshmen franceze.

Sipas Le Figaro, të paktën tre aeroplanë kanë mbërritur nga Franca në Tiranë këtë verë, me shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil.


Situata paraqitet tepër shqetësuese dhe ministri i brendshëm francez Gerard Collomb është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse ku azilkërkuesit shqiptarë paraqesin probleme.

Pas Holandës, edhe Franca sheh me shqetësim edhe aktivitetin kriminal në rritje të grupeve shqiptare.

Sipas të përditshmes Le Figaro, disa shqiptarë e kërkojnë azilin si pasojë e Kanunit.

Ky komunitet vulnerabël rrezikohet nga trafiku i qenieve njerëzore e prostitucioni, teksa shqiptarët që mbërrijnë masivisht në Francë mbështeten nga grupe të fuqishme mafioze.

Shkëmbimet diplomatike mes Parisit dhe Tiranës lidhur me këtë çështje po intensifikohen, mbyll artikullin Le Figaro.

Në trend Lajme

Më shumë
Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Lajme
Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Lajme
Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Në Prishtinë arrestohen tre shtetas të huaj, lëshuan çeqe pa mbulesë dhe keqpërdorën kartela bankare

Kronika e Zezë
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë

Lajme
Kalo në kategori