Wojciech Szczesny nuk e ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen derbi ndaj Torinos.

Përkundër se qëndroi në fushë deri në vërshëllenim e fundit të gjyqtarit, Szczesny do ta mbajë gjatë në mendje sfidën me rivalin lokal.


Pas një përplasje në zonë me Masinën, polaku mbeti i dëmtuar në hundë me mjekët që morën disa minuta për t’i ndalur gjakun në hundë 33-vjeçarit.

Pas sfidës, trajneri Massimiliano Allegri u shpreh se Szczesny mund të kishte pësuar frakturë në hundë.

E në fakt më e keqja u konfirmua vetëm disa orë më pas, me portierin kishte pësuar frakturë në dy vende të hundës.

Screenshot 2024 04 14 113208

Polaku iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale dhe për momentin nuk bëhet ende e ditur koha e rikuperimit.

Te Juventus, shpresojnë që ta kenë gati sa më shpejt të jetë e mundur për këto ndeshje të fund sezonit, ndoshta edhe duke i përshtatur një maskë mbrojtëse.

Gjithsesi, në rast se Szczesny nuk ia del, atëherë i gatshëm është edhe Mattia Perin. /Telegrafi/

telegrafi sport app