LAJMI I FUNDIT:

Fraksionistët e Vetëvendosjes pritet t’i bashkohen PDK-së?

Fraksionistët e Vetëvendosjes pritet t’i bashkohen PDK-së?

Ish aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Gecaj, Ajnishahe Halimi dhe Fatos Aliu, të cilët kanë shpallur fundin e aktivitetit në ‘Fraksion Plus’, që u themelua si rezultat i pakënaqësive në Vetëvendosje, do t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës.

Mësohet se të pakënaqurit e Vetëvendosjes janë në negociata me partitë politike në Kosovë, ku përafrim kanë më shumë me PDK-në, që tash është duke e udhëhequr Kadri Veseli.


Ajnishahe Halimi nga Fraksion Plus tha se kanë biseduar me të gjitha partitë politike dhe janë duke biseduar. Ajo ka thënë se në çdo parti mund të bashkohen, me përjashtim Vetëvendosje.

“Ne si Fraksion kemi punuar për një vit dhe tash e tutje dhe më herët kemi filluar takime me institucionet shtetërore dhe në vazhdën e këtyre takimeve, kemi pasur takime edhe me udhëheqës institucionesh. Qëllimi i takimeve me udhëheqës institucionesh është që ne jemi përkrah institucioneve legjitime të shtetit sepse kanë dal nga vota e popullit. Ne si Fraksion Plus, kemi biseduar me të gjithë njerëzit që na kanë përkrahur dhe kemi ardhur në përfundim që ne duhet të negociojmë me të gjitha subjektet politike, përjashtim Vetëvendosjen”, tha Halimi për Indeksonline.

Halimi tha se kërkesa për të negociuar ka ardhur nga të gjitha partitë politike, por sipas saj, deri më tani nuk kanë ndonjë përafrim.

“Jemi në vazhdën e negociatave me të gjithë, përjashtim Vetëvendosjes dhe në fund të këtij muaji do t’i njoftojmë të gjithë se ku është pozicionimi i Fraksion Plus. Deri më tash Fraksion Plus nuk ka përafrime me asnjë subjekt politik në Kosovë. Kërkesa për të negociuar me partitë politike, përjashtim Vetëvendosjes, kanë ardhur prej liderëve të partive politike në Kosovë dhe ne gjithsesi nuk jemi përjashtues ndaj askujt dhe opinioni do ta kuptojë shpejt se cili do të jetë pozicioni i Fraksion Plus”, tha Halimi, raporton Indeksonline.

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori