LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e Leo Messit më e kërkuar, në treg të zi shkon deri në 300 euro – qeveria argjentinase i shkruan kompanisë Panini

Fotografia e Leo Messit më e kërkuar, në treg të zi shkon deri në 300 euro – qeveria argjentinase i shkruan kompanisë Panini

Qeverisë në Argjentinë i është dashur të ndërmjetësonte me kioskat në vendin e tyre, por dhe kompanisë që prodhon fotografitë, Panini, sepse ka pakënaqësi tek banorët e vendit të Amerikës së Jugut për shkak të numrit të vogël të kopjeve të fotografive, veçanërisht të Lionel Messit.

Përkatësisht, kompania italiane Panini ka nxjerrë në treg një album me fotografi të futbollistëve në prag të Botërorit që fillon muajin e ardhshëm në Katar, ndaj argjentinasit presin me orë të tëra në radhë para kioskave për të blerë pako me fotografi.

Njëkohësisht çmimi në “tregun e zi” po thyen rekord, pasi në internet është ofruar një foto e Messit, kapitenit të kombëtares së Argjentinës, me një çmim rreth 300 euro.


Me ato para, është e mundur të blini deri në 300 pako në kioskat në Argjentinë, ndërsa mediat lokale raportojnë se disa po shesin fotot të rreme të Messit.

Meqë ra fjala, shitjet e albumeve janë 42 për qind më të larta në krahasim me Botërorin e mëparshëm në vitin 2018, sepse argjentinasit e dinë se ky është Botërori i fundit në të cilin do të luajë 35-vjeçari Messi.

Shumë tifozë besojnë se Argjentina më në fund mund të bëhet kampione e botës pasi fitoi Kupën e Amerikës vitin e kaluar duke mundur Brazilin në finale.

Le t’ju kujtojmë, për të mbushur albumin nevojiten më shumë se 600 foto. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori