Rrjetet sociale tashmë janë bërë pjesë e jetës së shumicës së qytetarëve në mbarë botën, dhe çdo veprim që të rinjtë e bëjnë mundohen ta dokumentojnë me fotografi të ndryshme që i shpërndajnë me miqtë.

Megjithatë jo gjithçka që postojnë është ashtu siç duket në shikim të parë, pasi një gjë të tillë e dëshmojnë më së miri fotografitë e publikuara më poshtë, transmeton Telegrafi.

Fotografi Calob Castellon nga Calipatria e Kalifornisë, ka zbuluar truqet që i përdorin të rinjtë për të mashtruar miqtë kinse kanë vizituar disa vende, që në fakt as që ekzistojnë.

Se për çfarë bëhet fjalë flasin më së miri raste siç është ai i fotografisë pranë ekraneve televizive, por kur i shtohen disa efekte krijohen ngjyra të bukura që krijon përshtypjen se është shkrepur në ndonjë vend unik.

Rasti tjetër është ai i fotografisë së shkrepur në bankomat, por që protagonisti pretendon se është fotografuar pranë makinës që ua mundëson njerëzve të udhëtojnë nëpër kohë. /Telegrafi/