Edona James lirshëm mund të thuhet se është një nga emrat më të komentuar në mediat shqiptare e faqet rozë.

Kjo pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 2, ku po vazhdon të marrë vëmendje me veprimet si dhe me lojën që po zhvillon brenda.


Ajo është përfolur jashtëzakonisht edhe për të kaluarën, teksa ka treguar se si e vogël është ndjerë si vajzë dhe se gjithmonë është shfaqur me rroba të vajzave.

Screenshot 10 8 Foto: Screenshot/YouTube

Ndonëse ka rrëfyer vështirësitë për të ndërruar gjininë, ajo tani thotë se ndihet mirë dhe se mund të përballojë çdo sfidë.

Telegrafi ka siguruar një fotografi të transgjinores nga Suhareka kur ishte në shkollë, në klasë të dytë.

Screenshot 11 13 Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta ka qenë në shkollë në fshatin e saj, Vraniq, ku më pas është zhvendosur në Gjermani.

Nga Kujtim në Edona, bukuroshja ka kryer të gjitha operacionet në Gjermani, nga edhe ka pasur frikë për jetën e saj. /Telegrafi/

418542663 689020659887548 8428818517201304982 n Foto: Telegrafi