Nën organizmin e Ambasadës ruse në Serbi, qytetarët në Beograd kanë marshuar për të përkujtuar Ditën e Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.

Me pjesëmarrjen e ambasadorit rus Aleksandar Bocan-Kharchenko, ministrit pa portofol Nenad Popoviq, drejtorit e Srbijagas, Dushan Bajatoviq disa dhjetëra pjesëmarrës u mblodhën në Monumentin e Vukut për të bërë një marshim përgjatë rrugës Roosevelt.


Në krye të marshimit ishte e vendosur pankarta me mbishkrimi "Regjimenti i pavdekshëm - Beograd", ku pjesëmarrësit mbanin flamujt e Serbisë dhe Rusisë, foto të presidentit rus Vladimir Putin dhe simbolin famëkeq “Z” të agresionit ushtarak në Ukrainë.

Kurse, Putin gjatë fjalimit të tij në Sheshin e Kuq në Moskë u përpoq të justifikonte pushtimin e Rusisë në Ukrainë. /Telegrafi/

putin belgrade z

marshi beograd

marshi beograd3