Mbetjet e një ‘dragoi deti’ monstruoz, dhjetë metra të gjatë, që notoi në dete kur dinozaurët ishin gjallë rreth 180 milionë vjet më parë, janë zbuluar në një rezervat natyror në Angli.

Ky është fosili më i madh dhe më i plotë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.


"Është një nga gjetjet më të mëdha në historinë paleontologjike britanike", tha në një deklaratë udhëheqësi i gërmimeve Dean Lomax, një paleontolog dhe shkencëtar vizitor në Universitetin e Mançesterit.

SCIENCE Ichthyosaur 08082416jpg JS704132995 scaled

Megjithëse shumë të tillë janë gjetur në Mbretërinë e Bashkuar, asnjë nuk ka qenë aq i madh sa zbulimi aktual.

‘Dragoit e detit’ janë grup i madh, zvarranikësh detarë që evoluuan në periudhën Triasik rreth 250 milion vjet më parë dhe u zhdukën nga të dhënat fosile 90 milion vjet më parë, në periudhën e vonë të Kretakut.

24d1309e ef73 453f 90e7 4f5df5fa44e9 VPC SEA DRAGON SKELETON DESK THUMB

Fosili i sapo zbuluar i përkiste një specie të madhe të quajtur Temnodontosaurus trigonodon. /Telegrafi/