LAJMI I FUNDIT:

Fortnite në bashkëpunim me Twitch Rivals do të organizojnë turneun në modalitetin e ri Fortnite Zero Build

Fortnite në bashkëpunim me Twitch Rivals do të organizojnë turneun në modalitetin e ri Fortnite Zero Build

Në partneritet me Twitch Rivals, Fortnite do të mbajë ngjarjen e radhës ‘Creator Series Fortnite Zero Build’ me një grup çmimesh rreth 405 mijë euro.

Pasi EpicGames ka vendosur përgjithmonë modalitetin pa ndërtime në lojën e Fortnite, kjo ka shfaqur interesim të madh nga lojtarë dhe streamer të ndryshëm.

Fortnite dhe Twitch Rivals po organizojnë turneun e radhës i cili do të fillojë nga data 2 prill, ky turne me ftesa do të luhet në modalitetin Fortnite Zero Build. Streamer në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Amerikën Latine mund të luftojnë për një grup çmimesh prej 90 mijë euro në dispozicion për çdo rajon.


Kjo nuk është e gjitha pasi streamer të famshëm të Amerikës së Veriut si Alixxa, NickEh30, Pgod, Sommerset dhe më shumë, do të organizojnë pesë turne shtesë gjatë prillit dhe majit, me secilin streamer që do të shpërndajë grupin e vet të çmimeve prej 9 mijë euro.

Streameri i famshëm TimtheTatman po organizon turneun e tij në Call of Duty Warzone
Lexo po ashtu Streameri i famshëm TimtheTatman po organizon turneun e tij në Call of Duty Warzone

Streameri i pestë nuk është bërë ende i ditur por mundësitë janë të mëdha që Ninja të jetë pjesë e këtij organizimi, pasi që së fundmi ka qenë mjaft aktiv me transmetimet e tij në Twitch duke luajtur Fortnite. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Kalo në kategori