Superliga e ka mbyllur javën e tetë, me vetëm një ndeshej që do të zhvillohet më vonë. Nuk kanë munguar ndeshjet e bukura, e as befasitë në këtë javë.

Ndeshje shumë e bukur dhe deri në fund nuk dihej fituesi ishte ajo mes Feronikelit – Llapit, që në fund i nxori fitues llapjanët me rezultat 2-1.


Gjilani fitoi si mysafir i Flamurtarit me rezultat 4-1, ndërsa Drita e mposhti Vushtrrinë me rezultat 5-1.

Dukagjini e mori fitoren e parë ndaj Trepçës ’89 (1-0), ndërsa Ballkani e mposhti si mysafirë Ferizajn (2-1).

Ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës është shtyrë.

Telegrafi i ka zgjedhur lojtarët më të dalluar të kësaj javë duke i futur në një formacion të renditur 3-4-3.

Portier

Kenan Haxhihamza po tregon formë të lartë këtë edicion. Edhe ndaj Flamurtarit ai ishte prej më të mirëve në fushë, duke bërë pritje të jashtëzakonshme.

70464348 2434302213351747 180324240577265664 n

Mbrojta

Mbrojtja vjen me tre. Në të djathtë është Erlis Frashëri që pati paraqitje të mirë në fitoren ndaj kuqezinjve të Prishtinës.

71343009 10157513444827243 6806280866344468480 o

Në qendër është Xhelil Abdullai i Llapit, që shkëlqeu ndaj kampionit në fuqi Feronikelit, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes është Arbër Potoku që po tregon formë të mirë.

Mesfusha

Mesfusha vjen me katër. Në të djathtë është talenti i Dritës, Albin Krasniqi që asistoi dy herë ndaj Vushtrrisë.

Screenshot 2 4

Mentor Zhdrella dhe Arbnor Ramadani ishin në formë të jashtëzakonshme ndaj Feronikelit, ku i pari shënoi në portën e kampionit, derisa gjilanasi asistoi në golin e fitores të shënuar nga Mërgim Pefqeli.

71216227 10157513444482243 5155925079967662080 n

Në krahun e majtë të mesfushës është edhe super talenti Blendi Baftiu që shkëlqeu ndaj Ferizajt, ku shënoi golin e parë në fitoren 1-2 të Ballkanit.

Sulmi

Sulmi vjen me golashënues që vendosën ndeshjet. Në krahë të djathtë Betim Haxhimusa që shënoi dy herë.

pro  1

Në krahun tjetër Gerhard Progni që shënoi dy herë dhe asistoi një herë ndaj Flamurtarit.

Në qendër të sulmit, Husein Demiri i Dukagjinit që shënoi golin e fitores së parë për klinasit.

Trajneri

Tahir Batatina e mposhti kampionin aktual Feronikelin midis Drenasit.

Tahir Batatina

Skuadra e tij prodhoi shumë raste dhe rezultati ka mundur të jetë edhe më i lartë. /Telegrafi/

Formacioni

71347629 2387560601509146 7327714562076049408 n

telegrafi sport app