Java e VI-të e IPKO Superligës është mbyllur sot me tri ndeshje, ku nuk munguan rezultatet befasuese, ndërsa tri tjera ishin zhvilluar të dielën.

Prishtina e ka fituar derbin ndaj Gjilanit (2-1), duke e marr fitoren e dytë me radhë.


Feronikelit ka fituar ndaj Dukagjinit me rezultat 2-0, ndërsa Llapi e ka mposhtur Flamurtarin me rezultat të thellë 5-1.

Edhe Ballkani ka marr fitore të thellë duke e mposhtur Vushtrrinë me rezultat 5-2.

Drita ka barazuar në shtëpi me Trepçën ’89 (1-1), ndërsa Drenica e ka marr një fitore të madhe ndaj Ferizajt si mysafirë 1-0.

Telegrafi ka zgjedhur më të mirët e kësaj jave në duke i përshtatur në pozicione.

Portier

Visar Bekaj ka fituar në konkurrencë të fortë me Ardit Hysenin e 89-shit.

71118191 10158227282568538 8471286223527215104 o

Portieri prishtinas priti dy raste qind për qind të lojtarëve gjilanas në ndeshjen që e fituan 2-1.

Mbrojtja

Në krahun e djathtë është i vendosur Arbër Pirra i 89-shit, që pati një ndeshje stabile ndaj Dritës.

Në qendër është Visar Berisha i Ballkanit me Tun Bardhokun e Prishtinës, që luajti në krahë, por që kreu punë të madhe në mbrojtje.

Në të majtë është Jackson Ferreira që pati paraqitje të mirë ndaj Prishtinës.

Mesfusha

Në mesfushë para mbrojtjes janë Arbios Thaqi dhe Ergyn Ahmeti, që shënuan për skuadrat e tyre.

Para tyre të avancuar janë Mendurim Hoti (Feronikeli), Blendi Memaj (Llapi) dhe Arbër Hoxha (Ballkani), që shënuan gola vendimtar.

70623673 10157487555127243 1539639943326859264 o

Paraqitjet e tyre ishin të nivelit të lartë këtë javë.

Sulmi

I vetëm në vijën e parë të sulmit është Alban Shillova. Vrapoi shumë, punoi për skuadër dhe në fund iu shpërblye.

71541459 10158227288063538 790344767820005376 o

Ai shënoi gol të bukur në kohën shtesë për t’i dhënë Prishtinës tri pikë. Edhe goli i parë ishte meritë e tij, pasi bëri presion të madh te mbrojtja gjilanase.

Trajner

Armend Dallku pas një karrierë të pasur si lojtar, e ka filluar edhe si trajner.

71965991 10158227285478538 7869346063071576064 o

Ai ndryshoi shumëçka në formacion, ndërsa lufta e lojtarëve të tij për fitore, iu pëlqeu dhe tifozëve bardhëeklatër. /Telegrafi/

Formacioni 

70863105 1185052771687785 3705249598856495104 n

telegrafi sport app