IPKO Superliga po vazhdon garë, që nga shumë njohës të futbollit po konsiderohet si më e forta pas lufte.

12 klube të përforcuara, po rivalizojnë njëra me tjetrën, duke befasuar shpesh edhe me rezultate.


Llapi dhe Drita luajtën baras në derbi që u mbyll 2-2, ndërsa Feronikeli fitoi ën shtëpi ndaj Flamurtarit, duke u kthye në pozitat e larta në renditje.

Prishtina e mori fitoren e parë duke e mposhtur Trepçën ’89, ndërsa Vushtrria dhe Drenica barazuar 2-2, në një ndeshje tjetër emocionuese.

Gjilani e ka mposhtur Ballkanin 1-0, ndërsa me të njëjtin rezultat si mysafir ka fituar Ferizaj ndaj Dukagjinit.

Telegrafi ka zgjedhur më të dalluarit e javës së V-të.

Portieri

Donat Kaçiu kthehet protagonist pas një kohe të gjatë. Ai ishte ndër më të merituarit që Ferizaj doli me tri pikë nga Klina.

68425556 2902808126403145 6712301252421615616 n

Mbrojtja

Behar Bardhi po ashtu kishte një paraqitje të mirë në fitoren e Ferizajt. Në qendër janë Ahmet Haliti dhe Liridon Leci, edhe pse pozita e tij ishte si mbrojtës i majtë.

70403240 10157475112512243 7803618791266451456 o

Në pozitën e mbrojtësit të majtë është fieraku, Nertil Hoxha, që shënoi gol të bukur ndaj Drenicës.

Mesfusha

Behar Maliqi ishte edhe njëherë ‘motori’ i Llapit. Ai shënoi ndaj Dritës dhe zhvilloi një ndeshje të mirë. Në krahë janë Mendurim Hoti dhe Gerhard Progini që i shënuan golat e fitores për Feronikelin dhe Gjilanin.

70707609 10157475120092243 4153149331311951872 o

Me të është edhe heroi i tri pikëve të Ferizajt, Edon Sadriu.

Sulmi

Ahmed Januzi u përkujdes për tri pikët e para të Prishtinës, ndërsa kishte edhe raste të tjera për gol.

70450377 10158217974448538 4952756247645388800 o

Me ë në sulm është Harmon, që shënoi ndaj Vushtrrisë dhe kishte edhe disa raste të tjera.

Trajneri i javës

Gentjan Mezani është trajneri më i mirë i javës. Ai i shkaktoi humbjen e parë Ballkanit të Ismet Munishit.

Aktualisht skuadra e tij është lider në Superligë. /Telegrafi/

Formacioni 

70937053 531183997642629 3062516122491289600 n

telegrafi sport app