Ka përfunduar java e 25-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll me dominimin e skuadrave vendasve.

Nga gjashtë ndeshje të fituara, pesë ekipet nikoqire kanë ndalur maksimumin e pikëve në shtëpi, ndërsa vetëm Flamurtari ka triumfuar në udhëtim.


Pesë skuadrat e para në tabelë, Drita, Prishtina, Ballkani, Gjilani dhe Feronikeli triumfuan përballë Ferizajt, Dukagjinit, Trepçës ’89, Vushtrrisë dhe Llapit duke vazhduar luftën për titull dhe Evropë.

Në anën tjetër triumfi i vetëm si mysafir ishte ai i Flamurtarit që mposhti Drenicën në derbin kuqezi të zhvilluar në Skenderaj.

Si çdo javë edhe kësaj radhe Telegrafi ka zgjedhur 11 më të mirët e xhiros.

Portieri:

Gjilani u duk se pati një përballje të lehtë në letër, por Vushtrria ka zhvilluar një ndeshje të madhe përkundër humbjes 3-0.

87542042 597691084150245 2562455618543681536 o

Portieri i bardhekuqve, Kenan Haxhihamza ka bërë disa pritje fantastike duke ia mohuar gëzimin vushtrriasve.

Kësisoj këtë javë portieri më i mirë në Ipko Superligë zgjidhet Kenan Haxhihamza.

Mbrojtja:

Mbrojtja këtë javë vjen me katër, kur në krahun e djathtë zë vend kapiteni i Prishtinës, Armend Thaqi.

Numri dy i bardhekaltërve ishte fantastik në duelin me Dukagjinin ku bëri tre asistime.

105031968 10159054404173538 3156647929814139725 o

Qendra e mbrojtjes përbëhet nga Valdo Zeqo i Flamurtarit që bëri një ndeshje të madhe ndaj Drenicës në triumfin e klubit kryeqytetas, ndërsa si partner i tij është Ardian Cuculi i Dritës, që edhe këtë javë tregoi cilësitë e larta ndaj Ferizajt, por edhe shënoi golin e sigurisë për bardhekaltërtit.

75550442 3314651851910739 2268330077655662592 o

Albin Kapra e justifikoi besimin e Ismet Munishit për të luajtur nga minuta e parë përballë Trepçës ’89. Mbrojtësi anësorë ishte fantastik në krahun e majtë duke bërë depërtime të shpeshta, por edhe duke bllokuar atë krah për kundërshtarët.

Mesfusha:

Këtë javë mesfusha është komplet e talentuar, me tre lojtarë të rinj që kanë filluar të lënë shenja në elitën e futbollit kosovar.

Albert Dabiqaj ishte edhe njëherë i jashtëzakonshëm te Feronikeli, ku bëri lojë të madhe si në defensivë ashtu edhe në repartin ofensivë ku fitoi penallti.

Deçanasi ishte ndër lojtarët kryesorë të Niklit në triumfin ndaj Llapit dhe falë edhe lojës së tij të mirë ‘Industrialistët’ vazhdojnë të mbesin në garë për një vend që i dërgon në Evropë.

Qëndrim Zyba është xhevahiri i ri i Prishtinës që dalë ngadalë ka filluar ta fitojë pozitën e titullarit tek kryeqytetasit. Zyba ishte fantastik edhe ndaj Dukagjinit, duke shkatërruar aksionet e klinasve dhe duke ndërtuar ata të Prishtinës. I jashtëzakonshëm, me shpresë që do të largohet sa më parë në ndonjë kampionat evropian.

104480641 10159050712178538 6978233536808030465 o Qëndrim Zyba

U fut papritur në formacionin e titullarëve të Shpëtim Idrizit, por me paraqitjen e treguar në ndeshjen ndaj Ballkanit e meritoi edhe vendin në formacionin e më të mirëve. Milot Avdyli shkëlqeu në përballje me ‘portokallinjtë’ duke vallëzuar në mesin e fushës. Madje, futbollisti mitrovicas goditje edhe shtyllën në pjesën e parë të lojës, si dhe kompletoi një numër të saktë pasimesh.

Sulmi:

Reparti ofensivë vjen me tre lojtarë që kanë qenë kyç në sukseset e skuadrave të tyre.

Mevlan Zeka ishte hero i Feronikelit me dy gola në fitoren ndaj Llapit 2:1. Gjakovari i realizoi me qetësi të madhe dy golat nga penalltia, por edhe gjatë lojës ishte rreziku kryesor i llapjanëve.

104934833 1340619486129788 8515427697947043441 o

Adem Maliqi bëri një lojë të mrekullueshme dhe shënoi golin e dytë në fitoren e madhe të Flamurtarit 1-2 te Drenica. Edhe pse i ri në moshë, Maliqi tregoi se ka cilësi dhe mund të vendos edhe ndeshje të vështira.

Në krahun e djathtë të sulmit është padyshim lojtari më i mirë i Gjilanit këtë edicion, Gerhard Progni.

Anësori fantastik nuk shënoi këtë javë, por kontribuoi me dy asistime në fitoren e Gjilanit 3-0 ndaj Vushtrrisë.

sunaj keci

Trajneri i javës:

Pozita e kryetrajnerit të javës i takon Sunaj Keçit të Flamurtarit. Ai me strategjinë e tij arriti që të kthehet me pikë të plota nga Skenderaj, nga një terren direkt për mbijetesë. /Telegrafi/

formacioni java 25 web

telegrafi sport app