Italia ka një traditë të madhe në prodhimin e lojtarëve të klasit botëror përmes Series A.
Francesco Totti, Daniele Di Rossi dhe Andrea Pirlo janë vetëm disa nga dekada e shkuar që kanë bërë histori në futbollin e këtij vendi.
Duke parë që shumë lojtarë të rinj që janë pjesë e akademive të klubeve të mëdha, duhet të largohen që të arrijnë pjekurinë, në Seria A vazhdon tu jepet hapësirë të rinjve, sidomos në vitet e fundi.
Më poshtë e gjeni një formacion të përbërë më lojtarë të rinj se cilën pozitë.
Portier: Alessandro Plizzari
Alessandro Plizzari shihet si zëvendësues i kolegut të tij te Milan, Gianluigi Donnarummas, i cili po ashtu si i ri është në krye të detyrës.
Mbrojtës i djathtë: William Bianda
Francezi William Bianda shihet si mbrojtësi i qendrës, por ai luan mirë edhe në të djathtë.
Qendër mbrojtës: Alessandro Bastoni
Me 16 paraqitje në Serie A, Alessandro Bastoni ka luajtur te Parma dhe shihet si mbrojtës më të ardhme të madhe.
Qendër mbrojtës: Gabriele Corbo
Një tjetër emër është Gabriele Corbo që ka luajtur për grupmoshat e Italisë U17, U18 dhe U20, pret të debutojë me Italinë.
Mbrojtës i majtë: Ben Wilmot
Ben Wilmot i Udineses që është në huazim nga Watford ka luajtur në gjashtë ndeshje të Serie A.
Mesfushor: Enrico Brignola
Ai ka luajtur në 18 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar tre gola. Enrico Brignola kishte kaluar nga Benevento te Sassuolo.
Mesfushor: Hamed Junior Traore
Hamed Junior Traore një emër tjetër që vjen nga Fiorentina por i huazuar te Empoli, ku ka luajtur në 16 ndeshje.
Mesfushor: Nicolo Zaniolo
Ai është ylli i momentit në Serie A. Ai ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asistime, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.
Sulmues anësor: Justin Kluivert
Justin Kluivert ka luajtur në 29 ndeshje në të gjitha garat për Romën. Ai është e ardhmja e këtij klubi.
Sulmues anësor: Moise Kean
Ai po shënon sa herë po luan. Moise Kean ai ka thyer çdo rekord sa i përket golave për moshën që ka.
Sulmues: Andrea Pinamonti
Ai është 19-vjeç dhe ka debutuar me Interin. Ai ka luajtur te Frosinone në huazim.
Pinamonti shihet si e ardhmja e sulmit të Italisë./ Telegrafi/