LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mire në Serie A nga transferimet verore

Formacioni më i mire në Serie A nga transferimet verore

Pas një kohe edhe Serie A i është kthyer shpenzimeve të mëdha, pasi kjo ishte mënyra e vetme që kjo ligë të rikthen shkëlqimin e vjetër.

Në vitet e fundit ekipet italiane kanë nënshkruar vetëm me lojtarë të lirë, apo me ata që kushtojnë pak, por këtë sezon gjëra kanë ndryshuar.

TransferMarket ka përpiluar një formacion me një modul 4-3-1-2 me blerjet më të shtrenjta në Serie A këtë verë.

Portier: Reina (Nga Bayern te Napoli për 2 milionë euro)


Mbrojtësit: Zappacosta (Nga Atalanta te Torino për 5,5 milionë euro), Murillo (Nga Granada te Interi për 8 milionë euro), Romagnoli (Nga Roma te Milani për 25 milionë euro) dhe Alex Sandro (Nga Porto te Juventusi për 26 milionë euro).

Mesfushorët: Mario Suarez(Nga Atletico Madridi te Fiorentina për 15 milion euro), Kondogbia (Nga Monaco te Interi për 30 milionë euro), Bertolacci (Nga Roma te Milan për 25 milionë euro) dhe Perisic (Nga Wolfsburg te Inter për 16 milionë euro).

Sulmuesit: Bacca (Nga Sivilla te Milani për 30 milionë euro) dhe Dybala (Nga Palermo te Juventusi për 32 milionë euro). /Telegrafi/