Formacioni i javës në Ligën e Evropës, dominojnë lojtarët e Arsenalit

Është zhvilluar xhiro e parë në garën e dytë më të madhe për klube në Evropë, Ligën e Evropës.
Arsenali ka triumfuar në derbin e mbrëmjes ndaj Eintracht Frankfurt 0-3, ndërsa fitore morën edhe favoritët si Roma e Manchester United.
UEFA ka publikuar tanimë edhe formacionin e javës të xhiros së parë, ku nga 11 lojtarët më të mirë tre janë nga Arsenali.
Portieri Martinez, mbrojtësi Calum Chambers si dhe mesfushori i talentuar Buyako Saka janë pjesë e këtij formacioni.
Nuk mungon edhe talenti i jashtëzakonshëm italian Nicolo Zaniolo, mbrojtësi i Manchester United, Tuanzebe si dhe Kevin Bua i Baselit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































