Ka përfunduar java e 10-të në elitën e futbollit kosovar, me Ballkanin që ka vazhduar me fitore.

Lideri aktual i Superligës ka triumfuar lehtësisht 4-1 ndaj Besës së Pejës në Therandë.


Fitore ka shënuar edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Drita që ka përmbysur Llapin në Podujevë 1-2.

Prishtina nuk ka arritur të këndellet, pasi ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në Skenderaj te Drenica 1-0.

Trepça ’89 i është hakmarrë Arbërisë pasi e ka mposhtur në Obiliq 1-2, teksa ndeshja që përfundoi pa fitues ishte ajo mes Gjilanit dhe Feronikelit 0-0.

Telegrafi si gjithnjë ka zgjedhur formacionin më të mirë të javës dhe trajnerin.

Portieri:

Arion Ymeri ka qenë i jashtëzakonshëm në fitoren e Drenicës me rezultat minimal 1-0 ndaj Prishtinës. Gardiani i kuqezinjve ka bërë disa pritje fantastike duke ruajtur epërsinë e skuadrës së tij dhe me plot meritë zë vend në 11shen startuese.

Mbrojtja:

Prince Balde vazhdon të paraqitet në mënyrë fantastike me Feronikelin dhe ai një gjë të tillë e bëri edhe në duel ndaj Gjilanit. Balde ishte i pakalueshëm në mbrojtjen e ‘Niklit’. Paraqitje të mirë në Gjilan bëri edhe Armend Halili që luajti në pozitën e mbrojtësit qendror ndaj Feronikelit. Halili u përshtat shumë mirë në këtë pozitë dhe ishte i pakalueshëm në mbrojtje.

Valdo Zeqaj gjithashtu ka treguar formë të lartë ndaj Prishtinës. Mbrojtësi i Drenicës arriti ta neutralizojë sulmuesin e rrezikshëm Oto John duke ndërhyrë për mrekulli në disa raste dhe duke larguar rrezikun.

123270206 756349041762403 2527545326814192753 o

Në krahun e majtë është Ilir Blakcori i Dritës që vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij. Përveç që ishte fantastik në mbrojtje, Blakcori kontribuoi me një asistim në ofensivë për fitoren e Dritës 1-2 ndaj Llapit.

Mesfusha:

122714169 1353558828320874 5518872744054381498 o

Qemail Elshani është duke bërë një sezon të madh këtë edicion me Drenicën. Çdo aksion rrjedh nga këmbët e tij dhe Elshani ishte dominues në mesfushë në përballjen mes Kuqezinjve dhe Prishtinës. Meriton Korenica është në formë të lartë këtë edicion me Ballkanin, por atij i mungoi vetëm goli. E pikërisht në xhiron e 10-të, mesfushori rahovecian pas një loje të shkëlqyer ndaj Besës gjeti edhe golin duke konfirmuar formën e mirë.

123454072 2764352463802454 476766943752549158 o

Gol vendimtar këtë javë shënoi edhe Rilind Nimani. Talenti i madh i Trepçës ’89 i dha tri pikë skuadrës së tij në udhëtim te Arbëria. Nimani po tregon formë të lartë këtë edicion dhe ai është një futbollist me të ardhme të ndritur.

Sulmi:

123338895 1360153607661396 647448558130036423 o

Egzon Fazliu ka qenë hero i Drenicës në përballje me Prishtinën. Sulmuesi i talentuar u inkuadrua nga banka rezervë për t’i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës së tij pasi shënoi një gol të bukur ndaj kryeqytetasve.

Mirlind Daku vazhdon shkëlqimin edhe këtë javë. Sulmuesi gjilanas ka shënuar dy gola të tjerë për Ballkanin duke shkuar në kuotën e 17 golave këtë edicion.

123227052 2764352460469121 1597219611277817209 o

I inkuadruar nga banka rezervë, por i artë në fitoren e skuadrës së tij Dritës te Llapi 1-2 ka qenë edhe Almir Ajzeraj. Sulmuesi anësor shënoi golin e barazimit dhe bëri disa depërtime, ndërsa fitoi faull ku u shënua goli i dytë nga kampioni në fuqi i Kosovës.

Trajneri i javës:

122977952 1356838024659621 121701566331112102 o

Bledar Devolli ka udhëhequr në ndeshjen e dytë Drenicën dhe ka fituar ndaj Prishtinës. Trajneri nga Shqipëria e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën te Drenica ku ka marrë gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para. Devolli kishte përgatitur për mrekulli skuadrën për këtë sfidë dhe me plot meritë triumfoi ndaj kryeqytetasve. /Telegrafi/

X

telegrafi sport app